Virusi i merr jetën mjekut të parë në QSUT, Manastirliu: Dhimbje e madhe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koronavirusi i merr jetën mjekut të parë në Qendrën Spitalore Universitare Tiranë, hematologut Arjan Pushi, duke e çuar në 63 numrin e viktimave.

Profesor Arjan Pushi ka patur një karrierë të spikatur në fushën e hematologjisë dhe ka përgatitur shumë breza studentësh të Mjekësisë.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjarëve dhe miqve të profesor Arjan Pushit.

Lidhur me vdekjen e tij ka reaguar ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila thotë se ndarja nga jeta e Profesor Arjan Pushit është një dhimbje e madhe për familjen, për miqtë e tij, për kolegët, pedagogët e Universitetit të Mjekësisë ku ka shërbyer për shumë vite.

Manastirliu shprehet se kontributi i çmuar i profesor Arjan Pushit për mjekësinë shqiptare, do të mbetet i pashlyeshëm ndër breza.

“Me gjithë përpjekjet e kolegëve, të cilët bënë të pamundurën për ta mbajtur në jetë në spitalin infektiv, prof. Arjani nuk ia doli dot, në betejën me virusin e rrezikshëm. U prehsh në paqe Profesor Pushi! Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve. Ju jemi pranë në këto momente të vështira!”, deklaron ministrja e Shëndetësisë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Nga Gjirokastra në Dibër, qytetet ku Rama e Berisha kanë simpatizantët më të zjarrtë

Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi, ka treguar qytetet kryesore të Shqipërisë ku pëlqehen më shumë Berisha dhe Rama. I ftuar...

15 mesazhe të veçanta për t’u uruar njerëzve të dashur Vitin e Ri

Viti i Ri po afron dhe kjo mundësi e re për të arritur qëllime, sfida dhe ndryshime të reja është gjithmonë e mirëpritur nga...

Cilat janë frutat më të shtrenjta në botë dhe ku kultivohen?

Kur mendojmë për fruta, shpesh na vjen në mendje një shije të freskët dhe të shijshme që mund ta gjejmë në çdo dyqan ushqimesh. Por,...

Trafik i rënduar për fundvit, shumë emigrantë po zgjedhin të festojnë në Vlorë

Trafik i rënduar. Kjo është panorama që ka në këtë fundvit qyteti i Vlorës. Fluksi i lartë i emigrantëve që kanë ardhur për festat ka...

Procesi i rivlerësimit të pasurive të paluajtshme nis në 2025

Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme në Shqipëri pritet të bëhet në vitin 2025, pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, me qëllim përafrimin e çmimit...

Lajme të tjera

Web TV