Di Maio telefonatë me Ramën e Bashën: Para pushimeve verore miratoni reformën zgjedhore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Jashtëm i Italisë Di Maio zhvilloi sot një telefonatë me kryeministrin Edi Rama dhe me kryedemokratin Lulzim Basha.

Gjatë të dy bisedave telefonike, Di Maio shprehu vlerësimin e tij për marrëveshjen e arritur deri tani nga forcat politike për reformën zgjedhore si dhe ftoi të dy liderët t’i përmbahen kësaj marrëveshjeje për miratimin e ligjit në parlament  përpara pushimeve verore.

“Çështjet që ende duhen diskutuar janë të rëndësishme’, pohoi Ministri, “por po kaq e rëndësishme është ruajtja e një fryme konstruktive si dhe të qenit të hapur për dialog”. Miratimi i një ligji të ri zgjedhor konfirmon faktin se të dy palët mund të punojnë së bashku për arritjen e objektivave të përbashkëta”.

Ministri Di Maio, gjatë bisedës me Kryeministrin shqiptar nënvizoi gjithashtu rëndësinë për të vijuar me procesin e reformave, “të cilat duhet të jenë të përbashkëta dhe të kenë jetëgjatësi  parë dhe nën këndvështrimin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian”  Për Italinë mbetet një çështje kyçe puna për reformën në drejtësi, e cila duhet të realizohet plotësisht sa më shpejt. Realizimi i plotë i saj brenda një kohe të shkurtër është me rëndësi edhe për përmirësimin pasi do të ketë një impakt edhe në klimën e biznesit në Shqipëri.

Ministri e përgëzoi gjithashtu edhe për mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian “çka dëshmon për seriozitetin dhe vendosmërinë e palës shqiptare në rrugën e përafrimit drejt Evropës. Italia i ofron Shqipërisë mbështetjen e saj të plotë në rrugëtimin e saj drejt BE-së”.

Ministri Di Maio nuk ngurroi gjithashtu të kujtojë edhe personelin mjekësor që mbërriti nga Shqipëria gjatë krizës së pandemisë si dhe shprehu dëshirën për t’a falënderuar publikisht gjatë vizitës së tij të ardhshme në Tiranë që mendon ta kryejë pas pushimeve verore.

Lexo edhe :  Rama i “trembet” zhbalancimit të PS-së, drejtuesit në lista të sigurta

Me synimin për të realizuar një bashkëpunim më të ngushtë në fushën e ekonomisë si dhe për të zbutur efektet negative të krizës më të fundit të shkaktuar nga pandemia, Ministri di Maio propozoi aktivizimin sa më të shpejtë të Komisionit ekonomik të përbashkët Itali – Shqipëri, kuadër i cili mund të mundësojë dhënien e shtysës së duhur për rritjen e investimeve mes Italisë dhe Shqipërisë si dhe marrjen në konsideratë e më tej zgjidhjen e nevojave të sipërmarrësve italianë në Shqipëri dhe atyre shqiptarë në Itali.

Gjatë bisedës me Kreun e partisë së opozitës, Ministri shprehu sërish vlerësimin për përparimet në arritjen e marrëveshjes mes mazhorancës dhe opozitës përsa i përket reformës zgjedhore, duke shpresuar në ruajtjen e një fryme bashkëpunuese për vijueshmërinë me agjendën e reformave. “Realizimi i objektivave të përbashkëta në të mirën e Shqipërisë duhet të përqafohet nga të gjitha forcat politike pavarësisht dallimeve mes tyre” u shpreh Ministri. Kreu I Farnesina-s theksoi në fund edhe rëndësinë e Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian duke inkurajuar liderin e Partisë Demokratike të punojë në mënyrë aktive në arritjen e objektivave të rëndësishëm për procesin e integrimit shqiptar në BE.

Të fundit

Arrestohet azilanti shqiptar në Angli,u kthye në“Mr. Big”në trafikun e njerëzve me kamion

Një shqiptar i cili mbërriti si azilant në Angli 26 vite më parë u kthye në udhëheqësin e organizate...

10 të besuarit e Trump që do të marrin në dorë SHBA-në

Donald Trump është zotuar të prezantojë ndryshime të shpejta dhe rrënjësore që nga dita e parë kur të kthehet në Shtëpinë e Bardhë më...

Arrestohet me kërkesë të SPAK, Kreshnik Farruku

Kreshnik Farruku, i njohur si kreu i klanit "Farruku'  është arrestuar mbrëmjen e 11 janarit me urdhër të SPAK. Ai është sjellë në Tiranë. Ndërkohë...

Arrestohet djali i Valbona Selimllarit, ja për çfarë akuzohet

Djali i Valbona Selimllarit është vendosur në pranga nga policia Djali i Valbona Selimllarit është vendosur në pranga nga policia. Raportohet se arrestimi i Deni...

Pamjet nga kamerat e sigurisë, momenti kur shpërthen marketi në Theth

Një shpërthim tritoli ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës në një market në Theth. Rreth orës 1:30 minuta, një person...

Lajme të tjera

Web TV