“Këshilli Politik e bëri punën e tij, ‘zgjedhorja’ u dërgua në Kuvend e do të votohet” mesazhi i Bylykbashit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfaqësuesi i PD-së në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi tha sonte se Këshilli e bëri punën e tij, duke shtuar se “Zgjedhorja” u dërgua në parlament e se do të votohet së shpejti.

I ftuar në emisionin “Real Story”, Bylykbashi shtoi se reforma duhet të bëhet me konsensus dike theksuar se zgjedhjet janë ata që legjitimojnë pushtetin.

“Këshilli Politik e ka bërë punën e tij, U dërgua në Kuvend e do të votohet. Reforma Zgjedhore bëhet me konsensus.  Reforma Zgjedhore është ndër 15 kushtet e BE, por Bundestagu kërkon që Zgjedhorja të bëhet me konsensus. Kjo sepse zgjedhjet janë ata që legjitimojnë pushtetin. Këshilli Politik e bëri detyrën e tij.

Janë edhe disa ndryshime të tjera, që janë të SPAK, sepse kanë të bëjnë me shitje-blerje të votës. Ka ndryshime edhe për dëshmitarët e drejtësisë. Ne duam depolitizim të administratës. Ne duam të adresojmë kështu problemin e shitjes dhe blerjes së votave. Në mes të korrikut, kodi duhet të jetë i miratuar. Urojmë mos të ketë dështim të marrëveshjes, ne nuk do ta lejonim. Duhet siguruar edhe vota e emigrantëve”, tha Bylykbashi.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Putin injoron kërcënimet e Trump, lufta vazhdon

Burime pranë Kremlinit thanë se Presidenti rus Vladimir Putin do të vazhdojë të luftojë në Ukrainë pavarësisht kërcënimeve të...

Zbulohet paga e Luka Modric te Milani

Luka Modric, është tashmë lojtar i ri i Milanit. Ai iu bashkua gjigantëve italianë menjëherë pas përfundimit të Kupës së Botës për Klube, ku zhvilloi...

Relax me borxh, kredia pushuese që mund të të ndjekë gjithë vitin

SHPETIM LUKU - Një reklamë televizive: dy të rinj të buzëqeshur takohen “rastësisht” në hyrje të një institucioni financiar dhe nisin bashkëbisedimin. “Po ti, ç’po...

Gafa e Egli Takos në Pejë: A ka shqiptarë këtu apo vetëm kosovarë?

Egli Tako, këngëtarja dhe ish-banorja e BBVA ka vazhduar me koncertet në Shqipëri, por edhe Kosovë. Ashtu si Gjesti edhe Egli pasi publikoi disa...

SPAK mbyll hetimin ndaj ish-deputetit Çyrbja (3 vepra penale)

SPAK, ka përfunduar hetimin e nisur ndaj ish-deputetit socialist, Jurgis Çyrbja. Në dosjen e dërguar në gjykatë, ku janë të pandehur edhe Ahmet Masha...

Lajme të tjera

Web TV