Drejt ekstradimit, “Gylenistit” Simsek i refuzohet azili politik në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të akuzuarit si mbështetës të lëvizjes së Fetullah Gylen, Selami Simsek, i është refuzuar kërkesa për azil në Shqipëri.

Autoritetet shqiptare i kanë refuzuar kërkesën për azil, turkut i cili në muajin mars u dënua me një vit burg nga Gjykata e Tiranës, për tu liruar në Apel.

Dënimi ndaj tij u dha nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve.

Me refuzimin e fundit i hapet rruga ekstradimit, pasi drejtoria e Azilit konstaton se nuk ka dokumente që të provojnë se Simsek i rrezikohet jeta.

Selami Simsek u arrestua në 8 qershor 2019, bashk me Harun Çelik në aeroportin e Rinasit, në tentativë për të udhëtuar drejt Kanadasë me dokumente false.

Kjo bëri që të arrestohet për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo i vizave./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

I gjendet kokainë në makinë, policia italiane arreston 21-vjeçarin shqiptar

Një 21-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi u kap me 28 doza kokainë të gatshme...

Zhegrova publikon mesazhet me kryeministrin Rama: “Faleminderit!”

Pak më parë, u konfirmuar se Edon Zhegrova nga sot e tutje është një shtetas shqiptar. Me miratimin e presidentit të Republikës së Shqipërisë,...

Flamurtari-Bylis ndryshon destinacion! Arsyeja: vlonjatët pa stadium

Ndeshja e javës së dytë të kampionatit “Abissnet Superiore”, Flamurtari – Bylis, e planifikuar të shtunën në stadiumin “Flamurtari” në orën 17:00, do të...

Lapaj e ngatërron Ramën me Pilinçin

Ardit Rada Në politikën shqiptare ka gjithmonë vend për një lajm të madh që nuk është lajm. Për një histori që thuhet me zë të...

Gonxhja: 26.5 mln euro të kursyera nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja deklaroi se, Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) në 16 muaj, Operatori i Blerjeve të Përqendruara...

Lajme të tjera

Web TV