Rama: BE po mban peng një popull, turp që nuk liberalizon vizat për Kosovën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama nuk la pa ‘shigjetuar’ direkt Bashkimin Europian që nuk po liberalizon vizat me Kosovën edhe pse ka përmbushur kushtet, sipas tij.

Kreu i qeverisë shqiptare tha se arsyeja gjendet te politika e brendshme e vendeve të BE-së, kalkulimet elektorale.

“Ne nuk marrim vendime për Kosovën, ne nuk flasim në emër të Kosovës, por për Kosovën. Është një turp për BE-në që sot mban peng një popull, i vetmi i marrë peng në kontinentin tonë, që ndalohet të lëvizë lirisht. Si shtet i ka plotësuar të gjitha detyrimet që duhet të plotësojë çdo shtet para se të marrë liberalizimin e vizave”, u shpreh Rama.

Më tej ai shtoi se, “E dimë shumë mirë arsyen, nuk gjendet në Kosovë, apo ndonjë paaftësi të Kosovës për të përmbushur detyrimet, ato janë përmbushur dhe janë njohur nga vetë KE, arsyeja është në Europë, në politikën e brendshme të BE-së, vendeve të ndryshme, që gjithmonë e më shumë kur marrin vendime për ne, nisen nga kalkulimet për qëndrueshmërinë elektorale të forcave qeverisëse, ky nuk është turp, turpi është që Kosova nuk lëviz e lirë”, tha Rama./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Sukses historik për Shqipërinë, Downtown One fiton çmimin e parë në konkursin global

Shqipëria ka shënuar një arritje të jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare të ndërtimit, duke u renditur mes fituesve kryesorë në...

Po vjen ndryshimi i madh! Rusia gati të paraqesë planin e paqes për Ukrainën

Pas shkëmbimit të të burgosurve Rusia është gati të paraqesë planin e paqes me Ukrainën. Këshu deklaroi Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov,...

Juristi analizon PD: “U vjen keq për Alimehmetin? Flamur Noka le t’i lëshojë mandatin”

Partia Demokratike nuk ka asnjë provë për manipulim apo vjedhje të zgjedhjeve, pasi qëllimi i saj është vetëm mbajtja në detyrë e kryetarit Sali...

“Do njohim shtetin palestinez”, Netanyahu del kundër Francës dhe Anglisë

Kryeministri i Izraelit ka reaguar ashpër ndaj Francës, Anglisë dhe Kanadasë, për idenë e tyre për krijimin e shtetit palestinez. Benjamin Netanyahu në një...

Nëna porosit vrasjen e së bijës, paguan një person 1106 euro

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Rusi, ku një nënë 46-vjeçare dyshohet se planifikoi vrasjen e vajzës së saj 12-vjeçare, duke...

Lajme të tjera

Web TV