Prokurori Artan Bajrami përjashtohet nga sistemi i drejtësisë, KPA merr vendimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokurori i Prokurorisë së Apelit për Krimet e Rënda, Artan Bajrami është përjashtuar nga sistemi i drejtësisë. Vendimi është marrë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit i cili la në fuqi vendimin e mëparshëm të KPK e cila shkarkoi nga detyra Bajramin.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi më 14 shkurt të vitit 2019, kreun e Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda, Artan Bajrami.

Hetimi për të u bë në tre kriteret, por të paktën në seancën dëgjimore të zhvilluar ku u konstatua vetëm një problem me justifikimin e një vlere prej 1.5 mln lekësh, për të cilën ai tha se ia kishte marrë hua baxhanakut.

Por edhe kjo shumë u sqarua nga komisioni, që sipas verifikime kishte aftësi për të paguar këtë shumë të ardhurash.

Por gjithsesi Prokurori që ka drejtuar Apelin për Krime të Rënda për 15 vitet e fundit nuk do të jetë më pjesë e sistemit.

la.mi/Fjala.al

 

Të fundit

Petro Koçi: Ja si po tenton të shpëtojë nga prangat e drejtësisë Berisha dhe Meta

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, ka folur pa doreza për të ashtuquajturit të paprekshëm të politikës shqiptare. Ai deklaroi...

Matrikulluan bagëti të kontrabanduara, arrestohen 4 veterinerë në Korçë

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor i koduar “Matrikulli”. Katër veterinerë janë arrestuar nga policia e Korçës, pasi matrikulluan...

Ish-deputeti për sherrin Lapaj-Shabani: Po vloj nga brenda, i kam mbështetur me zemër

Ish-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar përplasjen në distancë mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit, lidhur me debatin për mandatin e fituar nga koalicioni “Nisma...

Një “Stolpersteine” për Gazën

Nga Namir Lapardhaja Nëse ecën nëpër rrugët e qyteteve gjermane dhe shikon në trotuar një pllakë të vogël në ngjyrë argjendi, të vendosur mes gurëve...

Tarifat godasin prodhuesit amerikanë të makinave, General Motors humbet 1.1 mld dollarë

Të parat që po ndiejnë efektin negativ të tarifave doganore të vendosura nga Trump janë pikërisht kompanitë amerikane të makinave, të njëjtat që, sipas...

Lajme të tjera

Web TV