Trump ndryshon mendje për maskat në mes të pandemisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me rritjen e rasteve të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, republikanët u janë bashkuar demokratëve për t’u bërë thirrje amerikanëve që të mbajnë maska për të ngadalësuar pandeminë. Edhe Presidenti Donald Trump, i cili ka kundërshtuar veshjen e maskës në publik, mund të jetë duke ndryshuar tonin e tij.

Je i vetëm tashmë. Njeriu i fundit. Je luftëtari vetmitar.

Po, unë jam Reinxheri Vetmitar”.

Kështu dialogon në film një personazh i perëndimit amerikan,… i risjellë nga Presidenti Donald Trump këtë javë. Pasi u rezistoi gjatë thirrjeve për të veshur një maskë për fytyrën në publik, Presidenti Trump tani thotë se do të mbante një maskë në situata të caktuara, duke shtuar se e bën atë të duket si ky personazh.

Të enjten, ai mbështeti përpjekjet e guvernatorëve dhe zyrtarëve lokalë për t’i rikthyer njerëzit tek gjërat themeltare, kur bëhet fjalë për të përmbajtur virusin.

Kjo përfshin mbulimin e fytyrës, distancimin fizik, testimin dhe higjenën personale. Lani duart“, tha Presidenti Trump.

Në fillim të këtij muaji, Presidenti Trump tha se disa amerikanë veshin maska për të “sinjalizuar mosmiratimin ndaj tij”.

Ai nuk ka nxjerrë udhëzime që njerëzit të mbulojnë fytyrën, por komenti i tij këtë javë mund të pasqyrojë një ndryshim të vogël në ton.

Një nga gjërat që unë mendoj se mund të presim nga presidenti është se ai do të bëjë atë që ai shpesh përpiqet ta bëjë nëpërmjet retorikës, pra të luajë me të dyja palët, vetëm sa për t’i dhënë vetes hapësirë manovrimi. Nuk jam i sigurt megjithatë nëse, me forcën e narracionit që ka pandemia, kjo do të funksionojë në këtë rast të veçantë“, thotë Jeffrey Bennett, i Universitetit Vanderbilt.

Lexo edhe :  Mbi 17 mijë vizita në qendrat shëndetësore verore, 27% e pacientëve kanë qenë të huaj

Shtetet e Bashkuara raportuan më shumë se 52’000 raste të reja të koronavirusit të mërkurën, shifra më e madhe një ditore që nga fillimi i pandemisë. Me një rritje prej 80 përqind të rasteve të reja në dy javët e kaluara,…. më shumë ligjvënës republikanë u janë bashkuar demokratëve duke u bërë thirrje amerikanëve të veshin maska.

Gjëja e vetme më e rëndësishme që mund të bëni, jo vetëm për të mbrojtur veten, por për të mbrojtur të tjerët derisa të kemi një vaksinë – vishni maska. Nuk është e ndërlikuar“, tha Mitch McConnell, drejtues i shumicës republikane në Senat.

Në dallim nga disa vende ku maskat janë thjesht çështje shëndetësore, amerikanët janë të ndarë politikisht. Sipas të dhënave më të fundit të “Pew Research”, 76 përqind e demokratëve thonë se ata mbajnë një maskë në publik, krahasuar me 53 përqind të republikanëve.

Kandidati demokrat për president Joe Biden fajëson Presidentin Trump për këtë ndarje.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Berisha “përkthen” urdhrin e Rubios: Mua për vete më uruan amerikanët

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar urdhrin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, për mos komentimin...

Zgjimi kulturor: “Miss Congeniality” më ndihmoi të shpëtoja jetën e shokut 

Një skenë nga filmi i vitit 2000 me Sandra Bullock më dha guximin të ndërhyja në një moment kritik – dhe përfundimisht më çoi...

Manjani për sherrin Lapaj-Shabani: Këta duan dy sisteme, një ta çash e një ta mbash…

Ylli Manjani ka komentuar debatin Lapaj-Shabani, për mandatin e deputetit të vetëm që fitoi koalicioni i tyre në 11 maj. Postimi i Manjanit “Të rinjtë” duan...

Rama kritikon universitetet: Vendi i kopjimeve, doktoratura të kota dhe të dhëna nul

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me Raportin e Bordit të Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë. Kreu i qeverisë u ndal te plagjiatura...

Rikthim në Superiore, Mirel Josa merr “frenat” e ekipit që i shpëtoi rënies nga kategoria

Mirel Josa rikthehet në Superiore pas më shumë se një viti.. Ai do të marrë drejtimin e skuadrës së Bylisit i cili shpëtoi rënies...

Lajme të tjera

Web TV