U arrestua pas 9 muajsh në kërkim, Apeli zbut masën e sigurisë ndaj Agim Kajmakut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku, i arrestuar mbrëmjen e së hënës në ambientet e një spitali privat në Tiranë, ku u paraqit në gjendje të rënduar shëndetësore.

Nga “arrest me burg” që kishte caktuar Gjykata e Tiranës, Apeli e ka zbutur duke caktuar si masë sigurie “detyrim paraqitje”, duke e shpëtuar nga qelia.

Ky vendim u argumentua me faktin e ndryshimit të rrethanave në ngarkim të të pandehurit.

Agim Kajmaku u paraqit në spitalin ‘Continental’ mbrëmjen e së hënës, i shoqëruar nga avokati Isuf Shehu, për shkak të problemeve me zemrën dhe diabetin. Teksa i është dhënë ndihma e parë, personeli i spitalit ka njoftuar policinë.

Ndalimi i ish-kryebashkiakut të Vorës u bë pasi Prokuroria e Tiranës ka dërguar urdhrin e ekzekutimit të datës 9 nëntor 2019, bazuar në vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Falsifikimi i dokumenteve zyrtare” dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij”.

Kujtojmë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e shkarkoi më 1 nëntor 2019 Kajmakun, duke e gjetur mandatin e tij të pavlefshëm.

Ky shkarkim erdhi pasi u verifikua nga Prokuroria se Agim Kajmaku, ka falsifikuar formularin e Dekriminalizimit, duke fshehur arrestimin dhe hetimin në Greqi për veprën penale të përdorimit të parave false, si dhe duke fshehur identitetin e rremë të përdorur në Greqi për prindërit e tij. Kajmaku rezulton i dënuar në shtetin grek dhe njihej me emrin Jorgo Toto./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Horoskopi ditor, 22 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Megjithë disa keqkuptime në marrëdhëniet në çift, do të jeni të durueshëm dhe do të përpiqeni ta bëni...

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria bëhet” mes Endri Shabanit dhe...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Lajme të tjera

Web TV