BBC: Alonso rikthehet në Formula 1, së shpejti zyrtarizimi me “Renault”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ishte përfolur si një hipotezë, por tanimë duket se është bërë realitet dhe Fernando Alonso pritet të rikthehet në Formula 1. Ai do të garojë për skuadrën “Renault” në Botërorin e vitit të ardhshëm.
Kampioni i dyfishtë i botës ka firmosur tashmë, ndërsa konfirmimi pritet të vijë së shpejti, raporton rrjeti prestigjioz britanik, BBC. Gjatë këtij muaji, spanjolli mbush 39 vjeç.
Ai do të rikthehet kështu tek skuadra me të cilën fitoi titujt e kampionit dhe për të cilën ka garuar në dy periudha në karrierë. Alonso u largua nga Formula 1 në vitin 2018, duke provuar disa disiplina të tjera.
Veterani do të provojë për herë të 3-të për të fituar garën e “Indianapolis 500” me “McLaren”-in, që do të mbahet në gusht të këtij viti. Një zëdhënës i skuadrës së “Renault” ka thënë se refuzon të komentojë mbi këto thashetheme.
Në Botërorin e vitit të ardhshëm, Alonso do të jetë partner i francezit Esteban Okon dhe do të zëvendësojë kështu australianin Daniel Riçiardo, që do të kalojë tek “McLaren”-i në fund të edicionit aktual, që nisi në fundjavë në Austri.

Të fundit

VIDEO/ Prezantim me shqiponjë dhe flamur, ish-sulmuesi i Partizanit firmos në Spanjë

Agim Zeka ka firmosur në Spanjë. Ish-sulmuesi i Partizanit është futbollisti më i ri i Real Murcias. Zeka është...

Momentet e fundit të 35-vjeçarit përpara se të “thithej” nga turbina e aeroplanit (Video)

Një ngjarje tragjike ka nodhur në një nga aeroportet e Italisë. Siç shihet edhe në video Andrea Russo 35 vjeç gjeti vdekjen në pistën e aeroportit...

Endri Shabani kërkesë KQZ për të “djegur” Adriatik Lapajn

Në emër të Partisë Nisma Thurje dhe Koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, Endri Shabani i është drejtuar KQZ me disa kërkesa. Konkretisht ai i kërkon KQZ...

E qëllimshme apo aksidentale?/ Motorët e Air India me 270 viktima u fikën nga pilotët

Hetimi për rrëzimin e avionit të Air India, i cili vrau 270 persona muajin e kaluar, po përqendrohet në veprimet e pilotëve të avionit....

A do prishet Muri i Berlinit në Tiranë

Nga Ben Blushi Sikur të isha një guidë turistike do i tregoja turistëve një mur që ndan dy rrugë në mes të Tiranës, siç ndante...

Lajme të tjera

Web TV