Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

A jemi në krizë demografike!?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Koço Broka

Staticienë të demografisë kanë kohë që kanë folur për krizë demografike që ka përfshirë vendin tonë. ”Kriza demografike tek ne ka filluar pas vitit 2002, kur ISF ra nën 2.1 fëmijë për një grua dhe brezi i të lindurve është më i vogël se ai i prindërve… Krizën demografike në vendin tonë e thelloi bashkëveprimi i njëkohshëm i emigrimit masiv të pandërprerë gjatë tri dekadave, me uljen e vazhdueshme të lindshmërisë”([1]  Dr Pasko Vako Revista Demografia Nr 1 2019 faqe 48-49). Përtej një debati skolastik apo qoftë akademik, jemi apo nuk jemi në një krizë demografike; përtej titujve zhurmëmëdhenj “Shqipëria drejt zhdukjes”, jam i mendimit se, e keqja nuk vjen nga përdorimi i eufemizmit, problematikat kryesore të ecurisë së popullsisë në vendin tonë.

Kryesorja janë njohja e dukurive që po shoqërojnë popullsinë e vendit tonë në stadin aktual dhe të ardhmen e afërme, pranimi, reagimi e sjellja ndaj tyre, qoftë dhe në një prej instrumenteve kryesorë të qeverisjes, si është hartimi i buxheti të shtetit për vitin 2020. Pra thjesht sa ky i fundit po merr në konsideratë këto dukuri!?

Në se i referohem citimit të sipërpërmendur, ja vlen për t’u ndalur fillimisht në tre elementët për të cilat ka tërhequr vëmendjen autori.

Rënia e lindjeve dhe shtesës natyrore të popullsisë

Le të shohim fillimisht akronimin ISF dhe përse është e rëndësishme që të njihet nga të gjithë e kushdo të familjarizohet me të. ISF është shkurtim i Indeksit Sintetik i Fekonditetit (ISF), i cili sipas fjalorit përkatës shpreh numrin mesatar të fëmijëve, që një grup hipotetik grash do të ketë në fund të periudhës riprodhuese të tyre, nëse ato do të ishin subjekt gjatë gjithë jetës së tyre ndaj koeficienteve specifikë të lindshmërisë së një periudhe të dhënë.

Shkurt ai shpreh numrin e fëmijëve të lindur nga një grua. ISF për vitin 2018 ishte vetëm 1.37. Ky tregues ka qenë shumë i lartë në vendin tonë para dhe pas çlirimit. Mjafton të kujtoj se në vitin 1955 ishte 6.8, për të rënë në vitin 1990 në 3.0, dhe në vitin 2002 1.9. Kur ISF është më e ulët se 2.1, atëherë brezi i të lindurve është më i vogël se sa ai i prindërve.

Ajo që të bije në sy kur vëzhgohet ky tregues, është rënia shumë e madhe dhe më e shpejtë se në vendet e tjera europiane. Ndërsa disa vite më parë, ky tregues ishte dukshëm mbi mesataren europiane, aktualisht është më i ulët se sa kjo mesatare.

Kjo ka ndodhur se ka rënë dukshëm koeficenti i lindshmërisë apo thjesht numri i lindjeve. Në se në vitin 2002 koeficenti i lindshmërisë ishte 13.9 (treguesi shpreh lindjet për 1000 banorë) ose 42527 lindje, ky koeficent ka rënë në vitin 2018 në 10.1, ndërsa numri i lindjeve në 28934. Numri i lindjeve ka vazhduar të bjerë edhe gjatë këtij viti pavarësisht rritjes të bonusit për fëmijën e parë të lindur me 40 mijë lekë, për të dytin 80 mijë lek e kështu me radhë.

Numri i të lindurve gjatë periudhës Janar-Shtator 2019 ishte 1,864 lindje më pak se sa e njëjta periudhë e një viti më parë. Me një ritëm të tillë, pas 5-6 vjetësh koeficienti i lindjeve do barazohet me atë të vdekjeve dhe shtesa natyrore e popullsisë do të jetë zero dhe më pak se sa zero. Kështu që popullsia në vendin tonë do të vijë duke u pakësuar jo vetëm për shkak të dukurisë së emigrimit masiv qoftë bruto, qoftë neto, që ka ndodhur pas vitit 1990, por edhe për shkak të shtesës natyrore të popullsisë që pritet të jetë negative pas 5-6 vitesh.

Një situatë e tillë është e nevojshme të njihet, pranohet e mbahet parasysh nga të gjithë organet shtetërore. Në se hedh një sy relacion për Projektligjin  “Për Buxhetin e vitit 2020”, shikon se, popullsia nga viti 2015 deri në vitin 2022 mbetet konstante, 2.9 milionë, në një kohë kur ajo është pakësuar dhe pritet të pakësohet me mbi 50 mijë vetë…  Në fakt sipas INSTAT, popullsia do të  jetë, më pak se dy milionë e tetëqind e dyzet mijë vetë, pra kur shprehet në milion, do duhet të jetë 2.8 milionë. Këtu nuk është fjala e lagu se lagu, por për një dukuri demografike që ka efekte të drejtpërdrejta sa sociale aq edhe ekonomike.

Fermerët dhe biznesi duhet të mbajnë parasysh se kërkesa konsumatore e ndërvarur nga ecuria e numurit të popullsisë në vendin tonë, vjen duke u ulur dhe do ulet akoma më shumë. Kjo do të thotë se, kërkesa konsumatore do të rritet vetëm në se do të rriten pagat, pensioni, të ardhurat, fitimi. Por  buxheti i vitit 2020, nuk parashikon rritje pagash dhe pensionesh dhe investimet publike janë më pak se sa ishin programuar për vitin 2019.

Ndërkohë parashikohet dhe pretendohet se ritmi i rritjes të PBB, do të jetë 4.1 përqind, (qoftë dhe në kushtet kur ndërpritet efekti i mirënjohur i dy investimeve të mëdha, TAP dhe Hidrocentraleve të Devollit, kur kërkohet jo vetëm të ndërpritet rritja e detyrimeve të prapambetura, por të shlyhen dhe ato të shkojnë drejt zeros) dhe, pritet që rritja të mbështetet kryesisht nga kërkesa e brendshme, si konsumi privat ashtu edhe investimet. Është mjaft pozitive që pas një stanjacioni të gjatë 7 vjeçar, stoku i kredisë gjatë 9 mujorit Janar-Shtator 2019 është shtuar për më se 32 miliardë lekë, krahasuar me Dhjetorin e vitit të kaluar.

Por ndërkohë natyrshëm lind pyetja a mund të vazhdohet kjo rritje krediti nga biznesi apo individët, kur dhe çdo përpjekje e individëve që për arsye të ndryshme dypunësohen,  kërkohet t’u vihet fre, qoftë nëpërmjet rillogaritjes të tatim taksave duke deklaruar të ardhurat dhe të dy punësuarit qoftë me të ardhura prej 2 milionë lekë?! Mjaft prej tyre janë në moshë të re, që nuk i janë nënshtruar tundimit të emigrimit, detyrohen të punësohen në dy punë jo aq nga lakmia, por nga detyrimi se duke qenë familje të reja i’u duhet të shlyejnë kredinë e shtëpisë, të mbulojnë shpenzimet e fëmijëve në çerdhe apo çfarëdo arsye qoftë.

Ndërkohë, ndërsa tatimi mbi të ardhurat është progresiv, kontributi për sigurimet shoqërore është regresiv dhe ka një tavan të caktuar. Pra adresohet kryesisht ndaj atyre që kanë të ardhura mesatare mujore më pak se sa tavani i sigurimeve shoqërore. Ndërsa efekti në buxhet nuk do jetë i madh, ajo do të jetë e ndjeshme për xhepin e atyre që do preken. Ndërkohë efekti psikologjik, qoftë për ta direkt qoftë për të rinjtë që janë para dilemës së emigrimit dhe mbarë shoqërinë është shumë i madh.

Në aspektin historik të duket sikur po riciklohet nostalgjia e normës shkatërruese kolektive të fillim viteve shtatëdhjetëshe, këtë herë në emër të drejtësisë dhe luftës kundër evazionit. Në aspektin moral më kujton një mikun tim të mirë, që kur i’u desh të përgjigjej për dikë që njihte vetëm shatën dhe jo edhe lopatën, thoshte se ai mund të karakterizohet aq individualist sa ka vetëm një moto, “Mua dhe ty nuk më bëhet keq, madje më bëhet mirë, por përse ti bëhet mirë atij tjetrit?!”

Koha kërkon një harmonizim më të mirë të shkopit me karotën. Ekonomia ka nevojë jo për gufosje, por për frymëmarrje, duke nxitur përpjekjet për më shumë angazhim e produktivitet të çdo të punësuari dhe është i gatshëm të punojë.

E njëjta gjë duhet thënë dhe për nxjerrjen e të ardhurave në buxhet nga rivlerësimi i banesave apo aseteve të tjera. Vendosja e çmimeve dysheme për shitjen e banesave dhe ndërtesave të ndryshme, dhe tatimi 15% kanë vepruar si bllokues i ekonomisë. Në vend të rivlerësimit të banesave duke paguar 2% të vlerës, ka ardhur koha për uljen e tatimit të shitjes së tyre.

Propozimi për ta ulur në 3% është një sugjerim që do nxiste frymëmarrjen e ekonomisë. Mendoj se në vend të mendohet të nxirret dhjamë nga pleshti, ka ardhur koha të mendohet seriozisht të paktën për dukuritë demografike dhe ndikimin e tyre në ekonomi.

A është emigrimi i shqiptarëve një dukuri në rënie?

Përgjigja e kësaj pyetje  kërkon të hidhen sytë tek dukuria tjetër kryesore demografike niveli i lartë i emigracionit. Për këtë është e nevojshme të shihet ecuria e migrimit të popullsisë. Duke iu referuar të dhënave të INSTAT për dukurinë e migrimit të popullsisë në vendin tonë, të bie në sy se ai karakterizohet jo vetëm nga nivele të larta të emigracionit, por dhe ato të imigracionit.

Lexo edhe :  “Shteti Sovran i Bektashinjve dhe Sulltanati Surrelit, ‘Reforma’ e re administrative”

Kështu gjatë periudhës 8-vjeçare 2011-2018, janë larguar 356002 mijë vetë. Por ndërkohë janë rikthyer sidomos shkaktuar nga kriza e ekonomisë greke dhe italiane, një numër jo i vogël emigrantësh ose 214 874 vetë. Në këto kushte emigracioni neto rezulton -141 129 vetë. Duke iu referuar të dhënave të INSTAT ndryshe nga ajo që dëgjohet në media dhe po shndërrohet në perceptim të përhapur duhet të pohohet dhe pohohet edhe nga Kryeministri, se Emigrimi i shqiptarëve po paraqitet si fenomen historik në rënie.

Po a është e vërteta kështu!? INSTAT-i pohon vetë se këta tregues janë vlerësim. Këtu ja vlen të përshëndeten çdo përpjekje e këtij institucioni për saktësimin më të mirë të treguesve të mësipërm. Por rënia e lindjeve dhe pasqyrimi i tyre në projeksionet e popullsisë, dëshmon se pasaktësisë në dukuritë demografike vazhdojnë, megjithëse, lindjet e vdekjet maten e nuk vlerësohen.

Matja e vlerësimi sa më i saktë e këtyre treguesve dhe analiza nga specialistët e dukurive demografike dhe depolitizimi i trajtimit të tyre, merr një rëndësi të posaçme. Kjo edhe për faktin se ndërsa dukuritë migratore janë një ndër aspektet më të mprehta dhe faktorët kryesorë që përcaktojnë ecurinë e popullsisë të vendit tonë, shkëmbimi i mendimeve, ideve, debati për këto çështje, nuk zhvillohet në dhe midis medias, studiuesve, midis tyre dhe institucioneve përkatëse shtetërore të angazhuara për matjen dhe publikimin e të dhënave migratore, por kryesisht midis forcave politike të mazhorancës nga njëra anë dhe opozitës dhe medias nga ana tjetër, duke e politizuar problemin. Ka ardhur koha që dialogu dhe jo debatet pasionante të mbizotërojnë në diskutimet për këto çështje nga më të mprehtat të shoqërisë sonë.

Është e njohur se emigracioni ndikohet dhe përcaktohet nga ndërsjellja e forcave tërheqëse e vendeve pritëse të emigracionit dhe politikat e tyre, për pranimin dhe përthithjen e emigrantëve si SHBA-të, Kanadaja, Gjermania, Franca, Britania e Madhe etj., por dhe forcat shtytëse nga vendi i origjinës, në këtë rast nga Shqipëria në vendet e tjera sidomos ato më të zhvilluarat.

Nuk mund të mos të bëjë përshtypje se ndërsa nga studiues të kësaj çështje bëhen objekt trajtimi dhe diskutimi, duke dhënë deri në situatën e familjeve të caktuara shqiptare. Duke kërkuar përgjigjen se emigrimi i tyre është përcaktuar nga forcat shtytëse (papunësia, paga dhe të ardhurat e ulta, kushtet e infrastrukturës etj), apo para së gjithash e mbi të gjitha, nga forcat tërheqëse prej vendeve pritës ku emigrojnë shqiptarët, kjo trajtesë thuajse përjashtohet aktualisht nga mazhoranca, duke u ndalur kryesisht apo vetëm në lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe duke i konsideruar reale të dhënat e INSTAT për emigracionin.

Këtu ka efektin e vet si niveli i lartë i Produktit të Brendshëm Bruto, pagat e pensionet në vendet e zhvilluara perëndimore, por edhe fakti që me të ardhurat e siguruara nga pagat mesatare në vendin tonë, nuk mund të realizohen kursimet e nevojshme për blerje banese. Në këto kushte tërheqja për emigrim do mbetet ndjellëse.

Rrudhja e popullsisë në moshë pune

Mosmbajtja parasysh e dukurive demografike, ose më saktë, interpretimi i njëanshëm i tyre është shfaqur në relacion për projektligjin  “Për Buxhetin e vitit 2020″, sidomos në ecurinë e popullsisë në moshë pune; kur nuk mund të thuhet e njëjta gjë për popullsinë mbi moshën e punës, ku me të drejtë evidentohet dhe është parashikuar:- “Mbulimi i efekteve financiare të shtesës natyrale të numrit të përfituesve e cila në harkun e tre viteve parashikohet të jetë rreth 48,000 përfitues, pra një shtesë neto me rreth 16,000 persona në vit, me një efekt financiar rreth 13 miliardë lekë.”

Megjithë dukurinë e rënies së lindjeve, emigracionit në përmasa të mëdha, popullsia në moshën e punës deri në vitin 2014 ka ardhur në rritje. Nga vetë natyra e tyre, dukuritë demografike janë afatgjata. Më pas deri në vitin 2018, ajo ka rënë në përmasa të vogla të cilat vinë e rriten nga një vit në tjetrin.

Si mund të shihet dhe nga të dhënat e tabelës nr 2 përmasat e kësaj rënie rriten në mënyrë të dukshme nga një vit në tjetrin për të arritur nga -2323 në vitin 2018, në 11525 në vitin 2020 dhe 17452 vetë në vitin 2022.

Kjo dukuri e shoqëruar me rritjen e shpejtë të popullsisë mbi moshë pune do të zhvillohet kreshendo gjatë dekadës së tretë të këtij shekulli, duke u bërë një nga problemet më të mprehta sociale ekonomike për tu përballuar. Mjafton të thuhet se, shkalla e varësisë të të moshuarve për vitet 2018-2030, raporti midis popullsisë mbi moshën e punës 65 vjeç dhe popullsisë në moshën e punës 15-64 vjeç do të rritet nga 20.11% në vitin 2018, në 33.96% në vitin 2030.

Ecuria e popullsisë në moshë pune

Edhe përkundrejt kësaj situatë u deklarua se: “..ky buxhet synon realizimin e një rritjeje ekonomike, e cila parashikohet të jetë në nivelin 4.1% në vitin 2020, një rritje e gjeneruar kryesisht nga kërkesa e brendshme, si konsumi ashtu edhe investimet. Kjo rritje e parashikuar për 2020 do të përkthehet në më shumë punësim: krijimin e rreth 35 mijë vendeve të reja pune dhe uljen e mëtejshme të shkallës së papunësisë poshtë nivelit 11%”.

Në thelb përëritet ajo që u deklarua një vit më parë kur u hartua buxheti i këtij viti dhe thuhej: ”Rritja ekonomike parashikohet të vijojë të forcohet dhe të arrijë nivelin 4.3% në vitin 2019. Norma mesatare e papunësisë parashikohet të bjerë në 12% në 2019, dhe pritet të gjenerohen mbi 30 mijë vende të reja pune”. Pra ruhet i njëjti trajtim vetëm duke e rritur më tej punësimin nga 30 mijë në 35 mijë vetë.

Në kushtet kur në vitin 2020-2021, sipas projeksioneve të INSTAT, pritet që popullsia nën moshë pune që shtohet në moshën e punës, të barazohet e më tej, të ulet në krahasim me popullsinë që del nga mosha e punës. Është e pritshme që  në  kushtet e supozimit ceteris paribus që norma mesatare e papunësisë të bjerë ashtu si ka rënë dhe në këto vitet e fundit. Por kjo nuk mund të përkëthehet automatikisht në rritje të punësimit, në kushtet e rënies së popullsisë në moshë pune dhe të emigracionit.

Por çfarë ka ndodhur në fakt. Duke iu referuar të dhënave të INSTAT “Të punësuar sipas burimeve administrative dhe sektori bujqësor, Tr.2.2016-Tr.2.2019” rezulton se, gjatë tremujorit të parë të punësuarit nuk janë shtuar por përkundrazi janë pakësuar, ndërsa në tremujorin e dytë të punësuarit në sektorin privat jo bujqësor janë shtuar 5383 vetë, ndërsa në gjithë sektorët 7678 vetë, ose vetëm 0.6%. Në vend të reflektohej nga kjo ecuri faktike e numrit të të punësuarve, gjatë vitit 2020 si e vura në dukje më lart, parashikohet të shtohet me 35 mijë vetë!?

Dukuritë e mësipërme reflektohen dhe në treguesit fiskal. Mjafton të thuhet se deri në Nëntor të vitit 2018, gjatë periudhës 11-mujore shtesa e të ardhurave nga kontributi i sigurimeve shoqërore ishte krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë 5509 milionë lekë më shumë, ndërsa shpenzimet për sigurimet shoqërore 4279  ose një suficit 1230 milionë lekë.  Një situatë tjetër paraqitet sivjet, kur ndërsa shtesa e të ardhurave nga kontributet e sigurimeve shoqërore ka qenë për periudhën Janar-Nëntor 2019, 4268 milionë lekë, ndërsa shtesa e shpenzimeve të sigurimeve shoqërore 6651 milionë lekë, pra me një deficit prej 2383 milionë lekësh, duke ndikuar në thellimin e deficitit të sigurimeve shoqërore, por dhe buxhetin e shtetit.

Po të kemi parasysh dukuritë e mësipërme demografike dhe fakti që kjo shtesë e deficit të sigurimeve shoqërore do të jetë kumulative në vitet vijuese, bëhet e qartë se çdo neglizhencë ndaj tyre është e pajustifikueshme. Ato nuk do vënë në diskutim vetëm bonusin e këtij fund vitit, por edhe vetë nivelin e arritur të pensionit që vitet e fundit vetëm janë indeksuar në varësi me nivelin e inflacionit.

Megjithatë praktika polake se “qytetarët polak nën moshën e 26-vjeçëve, që fitojnë më pak se 22,200 dollarë në vit, do të përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat” dhe se “për të parën herë në një dekadë, kryesisht prej Brexit dhe fuqizimit të tregut lokal të punës, më pak punëtorë polakë kanë emigruar, se sa janë kthyer në shtëpi”, dëshmon se në fund të tunelit ka ende dritë. Ajo ndërkohë bën apel që autoritet të shohin me prudence propozimin për tatimin e pagës ndaj të dy punësuarve.

Të fundit

Vendimi i Apelit për Salianjin, reagimi nga mazhoranca: Nuk i shkon një politikani

Deputeti i PS-së, Petro Koçi ka komentuar vendimin e Gjykatës së Apelit për dënimin me 1 vit burg të...

Regjistrimet në universitete, ja kur nis raundi i dytë dhe sa do të zgjasë

Nga dita e nesërme nis rregjistrimi në universitetet për raundin e dytë i përbërë nga pesë faza 48 orëshe. Maturantët do të kenë mundësinë...

Shokuese/ Sherr i rëndë mes grave për një mashkull, njëra i vë flakën tjetrës

Në Catania, në kulmin e një debati në rrugë mes dy grave, një 40-vjeçare i ka hedhur tjetrës benzinë dhe i ka vendosur flakën....

Uragani Helene godet Floridan dhe Karolinën e Veriut, shkon në katër numri i të vdekurve

Me një shpejtësi prej 225 kilometrash në orë, uragani Helene ka shkaktuar 4 viktima. Ndërkohë, një djalë 4-vjeçar vdiq dhe disa të tjerë u...

Të gjithë janë të lumtur me Salianjin në qeli

Nga Ardit Rada Ervin Salianji ka tentuar të përdorë precedentin e dënimit me burg për shpifje, për t’i thënë opinionit publik se është viktimë e...

Lajme të tjera

Web TV