Arrestohet në flagrancë shqiptari me 3 klandestinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka vënë nën pranga një person dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, pasi janë kapur duke ndihmuar të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve.

Interpol në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe specialistë për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I.M., 40 vjeç nga Maliqi dhe shpallën në kërkim bashkëpunëtorin e dyshuar shtetasin S.B., 23-vjeç.

Ata kanë transportuar në drejtim të Tiranës 3 shtetas të huaj, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së kundrejt përfitimit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Të fundit

Polici hero që shpëtoi katër të plagosurit: I lumtur që i shpëtova, kam djegie në duar

Mes flakëve dhe frikës që automjeti mund të shpërthente, efektivi Klajdi Mustaj, i cili u kthye në një hero...

Europa në luftë me zjarret/ Vihen nën kontroll flakët pranë Athinës, evakuimet vijojnë

Zjarri që kërcënonte periferinë e Athinës u vu nën kontroll paraditen e së shtunës, por evakuimet në zonat e rrezikuara po vazhdojnë, teksa erërat...

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë të Diasporës: Sulmi ndaj News24, alarm kombëtar

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD) ka reaguar pas sulmit të Policisë së Shtetit ndan News24. “Censura është arma e pushteteve të korruptuara...

Pse mallrat po pësojnë luhatje të mëdha dhe të shpejta të çmimeve

Tommy Norris, një personazh i filmit “Landman” i luajtur nga Billy Bob Thornton, është një ekspert i industrisë së naftës, me një jetë personale...

Dhunoi bashkëshorten dhe mbante armë pa leje, arrestohet 24-vjeçari në Devoll

Një ngjarje kriminale e mundshme është parandaluar në fshatin Tren, Devoll, pas ndërhyrjes së shpejtë të Policisë. Pas denoncimit të një 19-vjeçareje se bashkëshorti...

Lajme të tjera

Web TV