Kryeministri Rama sinjalizon tensione me vendet fqinje

Kryeministri Edi Rama ka folur për situatën politike në rajon në një intervistë për një gazetë zviceriane. Sipas tij situata mund të dalë jashtë kontrollit në Maqedoni sepse kreu i partisë më të madhe të vendit ka mohuar mandatin e shqiptarëve për të ndihmuar në ndërtimin e qeverisë.

“Ne po kërkojmë vetëm që qeveria në Shkup të respektojë të drejtat e pakicës shqiptare. Është e pakonceptueshme për ne që maqedonasit të refuzojnë shqipen si gjuhë zyrtare në nivel kombëtar,”-tha ndër të tjera Rama.

Kryeministri Rama shpjegoi se në rritjen e emocioneve politike kanë ndikuar edhe porvokimet serbe kundrejt Kosovës, siç ishte dërgimin i një treni të zbukuruar me ngjyra serbe dhe shprehjen “Kosova është Serbi”

“Kur e konsideroni këtë trashëgimi, e vetmja mënyrë që vendet e Ballkanit të shndërrohen në demokraci të pjekur është ta bëjnë këtë brenda Bashkimit Evropian,”- i tha kryeministri Rama gazetës zvicerane.

“Për sa kohë që njerëzit dhe elita politike e Ballkanit nuk e humbin besimin në anëtarësimin në BE, ata do të qëndrojnë të qetë. Kufijtë do të jenë në rrezik nëse Bashkimi Evropian dorëzohet, duke vepruar kështu, na braktis tek rusët”- përfundoi kryeministri Rama intervistën.

Burimi: Reuters