PD paralajmëron Ramën: “Këto janë orët e fundit”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka reaguar lidhur me paketën anti-shpifje që do të miratojë qeveria. Sipas saj kjo paketë tenton të censurojë fjalën e lirë dhe të frenojë publikimin e aferave korruptive të kryeministrit.

“Këto janë orët e fundit që Edi Rama ka një shans për të mos nxirë edhe më shumë imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë, si vendi ku media detyrohet me ligj të mbyllë gojën. Paketa e censurës ka si qëllim heshtjen e mediave on-line për të mos publikuar aferat korruptive të Edi Ramës, të ministrave, oligarkëve me të cilët pasurohet dhe të familjes së tij, që kontrollon çdo interes ekonomik në Shqipëri”-tha mes tjerash Vokshi.

Deklarata e plotë:

Këto janë orët e fundit, që Edi Rama ka një shans për të mos nxirë edhe më shumë imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë, si vendi, ku media detyrohet me ligj të mbyllë gojën.

Paketa e censurës, e iniciuar personalisht nga Edi Rama, është sot shqetësimi kryesor e institucioneve europiane, që mbrojnë të drejtat e njeriut, Këshillit të Europës, OSBE –së dhe Parlamentit Europian.

Njësoj si shoqatat shqiptare dhe ndërkombëtare të gazetarëve, ata bëjnë thirrje të hiqet dorë nga censura e fjalës së lirë dhe shkelja e të drejtave themelore të njeriut. Në të kundërt –  paralajmërojnë ata – Shqipëria rrezikon kryesimin e radhës së OSBE-së dhe nisjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Edi Rama është përgjegjësi kryesor pse Shqipëria prej 6 vjetësh nuk ka bërë ansjë hap përpara me integrimin e vendit, por shqiptarët nuk i kanë asnjë borxh që për tekat e tij personale dhe mënyrën autokratike të qeverisjes së tij, Shqipëria të djegë sërish shansin për të nisur bisedimet për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Lexo edhe :  Vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit! Ja parashikimi i motit për sot

Paketa e censurës kundër fjalës së lirë ka si qëllim kryesor heshtjen e medias online për të mos publikuar aferat korruptive të Edi Ramës, ministrave të tij, oligarkëve me të cilët pasurohet dhe familjes së tij, që kontrollon çdo interes ekonomik në Shqipëri.

Paketa e censurës ka për qëllim asgjësimin e shtyllave kryesore të një shoqërie të lirë e demokratike, lirisë politike, lirisë së zgjedhjes, shtetit të së drejtës, drejtësinë e pavarur dhe median e lirë.

Media online është kalaja që Edi Rama nuk e ka pushtuar dot akoma. Kontrolli i plotë edhe mbi këtë pjesë të medias është objektiv strategjik për Edi Ramën, pasi ai ka marrë nën kontroll këto 6 vjet çdo pushtet tjetër.

Partia Demokratike mbështet çdo instrument që garanton standardet europiane për lirinë e shprehjes në lidhje me normat dhe praktikat e vetërregullimit të medias.

Nëse Edi Rama, nuk ndalet edhe këto orë të mbetura, duke i shkuar deri në fund përpjekjes së tij për t’i mbyllur gojën kujtdo që denoncon keqqeverisjen dhe korrupsionin e tij, Partia Demokratike rikonfirmon vullnetin e saj për të shfuqizuar këtë paketë antikushtetuese dhe antidemokratike.

Të fundit

Zbulohet ferma e kanabisit në Itali, në pranga shqiptari dhe një francez

Një laborator i madh për kultivimin dhe përpunimin e kanabisit është zbuluar në një magazinë të braktisur në zonën...

Australia ndalon Youtube për të mbrojtur fëmijët nën moshën 16 vjeç

Faqja e internetit YouTube do të përfshihet në listën e rrjeteve sociale që do të ndalohen në Australi për fëmijët nën moshën 16-vjeç. Platforma e...

Rama për revistën gjermane: Në familje më kritikojnë më shumë se opozita

Edi Rama ishte basketbollist, artist dhe sot është kreu i qeverisë së Shqipërisë. Një bisedë rreth karrierës së tij të pazakontë, pushtetit dhe gruas...

Tragjedia në Ujman, debate për çështjen e sigurisë në urë

Në urën e liqenit të Ujmanit duhej të vendosej një shenjë që ndalon hedhjen nga ura. Kështu thotë eksperti i komunikacionit, Bekim Ahmeti. Çështja e...

Rama për fëmijërinë gjatë komunizmit: Nuk kishim shumë, por…

di Rama ka dhënë një intervistë për Stephan Lebert dhe Stefan Willeke publikuar në median gjermane “Die Zeit” ku është pyetur edhe për fëmijërinë...

Lajme të tjera

Web TV