Ndeshja me Realin, Messi: Ronaldo i pazëvendësueshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ylli Barcelonës, Lionel Messi ka thënë sot se Eden Hazard nuk mund ta zërë vendin e Cristiano Ronaldos.

Në një deklaratë të dhënë për mediat sot, vetëm një ditë përpara “El Clasico”, argjentinasi ka theksuar se Hazard është i ndryshëm nga Ronaldo.

Balcelona pret nesër Real Madridin në takimin e 17, që është edhe një nga ndeshjet më kryesore të “La Ligës”, pasi të dyja skuadrat ndajnë vendin e parë me pikë të barabarta.

“Hazard ka shumë cilësi. Ai është futbollist ndryshe që di të sjellë jo stabilitet në mbrojtje, por mendoj se ai është i ndryshëm nga Ronaldo, me karakteristika tjera”,-ka thënë argjentinasi.

Ndonëse nuk ka harruar pa përmendur se Hazard është një lojtar i mirë, Messi e ka vënë theksin te fakti se nuk mund të zëvendësohet Ronaldo.

“Është shumë e vështirë të zëvendësosh Ronaldon, por Hazard gjithashtu është një lojtar i mirë”,- u shpreh ai.

Belgu, Eden Hazard, kaloi në Santiago Bernabeu gjatë verës së këtij viti duke u transferuar nga Chelsea për një shumë prej 100 milionë eurosh.

Megjithë performancës së mirë që Hazard ka shfaqur me “Los blancos” është e vështirë të thuash se ai do të zërë vendin e yllit portugez në “Klasiken” spanjolle./Përgatiti: Fjala.al/

Të fundit

Stuhia më e fortë diellore në 20 vitet e fundit prek Tokën, cfarë efektesh ka?!

Stuhia diellore më e fortë në më shumë se dy dekada preku Tokën (10.05.2024), duke shkaktuar aurora spektakolare në...

PL feston ditëlindjen e Erisa Xhixhos, Meta trembet nga fishekzjarret (VIDEO)

Një video e publikuar së fundmi nga Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka shkaktuar të qeshura në rrjet. Teksa po festonin ditëlindjen...

1001 arsye, që opozita nuk i fiton kurrë më zgjedhjet

Nga Artur Ajazi Ajo ç’ka po ndodh me opozitën aktuale, apo me reagimet e eksponentëve të saj lidhur me ngjarjet kriminale, të bën të besosh...

“Po kokat pse nuk goditen?”/ Balla reagon pas megaoperacionit të SPAK

Ministri i Brendshëm, Tulant Balla, ka komentuar ditën e sotme operacionin e organizuar nga SPAK për kapjen e “kokave” të krimit në bashkëpunim me...

“Kur ishte shtatzënë i futi kokën në zbardhues”/ Detajet e reja nga vrasja e Enkelejdës

Shokues ka qenë rasti i 40-vjeccares shqiptare e cila u vra nga bashkëshorti i saj në Greqi ditën e djeshme. Vëllai i viktimës ka...

Lajme të tjera

Web TV