Prokurori i përfolur për lidhje me krimin del para Komisionit të Vettingut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arjan Ndoja do të dalë para Komisionit të Vettingut. 23 apartamente, dy lokale, dy makina e qindra metra katror tokë do jenë sfida e madhe e tij për pastërtinë e figurës

I shpëtoi një prite të frikshme, ndërkohë që mori plagë të rënda. Prokurori Arjan Ndoja, që prej vitesh është objekt i disa akuzave publike, kohëve të fundit mori vëmendjen e gjithë opinionit publik jo vetëm për një sulm me armë, sulm në të cilin humbi djalin që e kishte të punësuar si shofer, po ishte objekt edhe i sulmeve politike. Edhe pse ndaj tij rëndojnë një sërë akuzash që kanë të bëjnë me persona të tretë, Arjan Ndoja tashmë ka një tjetër përballje të fortë. Për të mundur të kalojë atë pragun e famshëm të vettigut, Arjan Ndoja duhet të justifikojë të gjithë pasuritë e tij që janë jo të vogla. Sipas të dhënave emri i Ndojës është në listën e personave që janë përgjedhur nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) për t`iu nënshtruar pastërtisë së figurës. Sipas burimeve zyrtare saktësohet se sipas vendimit të Komisionit të Vetingut, prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja do t`i verifikohet ligjshmëria e pasurisë, pastërtia e figurës dhe aftësia profesionale. Për rrjedhojë, ai duhet të justifikojë me të ardhura të ligjshme jo pak po 23 apartamente të deklaruara në vitin 2008 dhe në vitin 2016. Gjithashtu duhet të justifikojë edhe blerjen e dy makinave, që sipas të dhënave të ‘Open Data’ janë me vlerë 34 mijë euro dhe 20 mijë euro. Po ashtu, prokurori duhet të justifikojë para Komisionit të Vetingut edhe dy lokale me vlerë 114 600 euro dhe 159 520 euro, ku prokurori është pronar me 100 %, në kushtet kur ku ka nisur karrierën në drejtësi rezulton pa asnjë pasuri të paluajtshme. Objekt verifikimi do të jetë gjithashtu edhe një lëvizje e madhe në pasurisë e bashkëshortes. Bashkëshortja E. Ndoja, e cila ka përfaqësuar si avokate një shtetas për të marrë 45 mijë metra katror tokë shtetërore në Gjirin e Lalzit me vendim të kryegjyqtares së dorëhequr të Durrësit Joana Qeleshi, i kanë dhuruar në 2013-n, 6 prona në Durrës me sipërfaqe 196 211 metra katrorë.

Lexo edhe :  Vrasjet e 21 Janarit/Balla: Nuk kemi ndenjur të heshtur e as indiferentë! Presim drejtësi

Por në lidhje me verifikimin e pastërtisë së figurës së tij tashmë është shtuar edhe një tjetër elementë mjaft i vështirë për t`i krijuar mundësi mbrojtjeje avokatit. Lidhja me eksponentin kriminal, një nga emrat proverbial të botës së krimit të kohëve të fundit, e ka futur emrin e prokurorit në një debat të hapur jo vetëm politik. Kështu padyshim lidhje me 40-vjeçarin Aleksandër Laho, i njohur ndryshe edhe si Landi Muharremi, apo si ‘Rrumi’, do të jetë në fokusin e Vetingut përsa i takon pastërtisë së figurës së prokurorit. Aleksandër Laho ishte në makinë me prokurorin Ndoja në momentin e asaj prite fatale, ndërkohë që më vonë u mësua se në fakt ata jo vetëm që udhëtonin bashkë por edhe kishin drekuar bashkë. Po ashtu “Rrumi” ishte edhe klienti i bashkëshortes së tij në një çështje për marrjen e një cope toke po në Gjirin e Lalzit, vendit që është kthyer në një ‘minë të telekomanduar’ dhe që gjendet në duar personash të inkriminuar dhe me mbështetje të forta politike. Landi Muharremi sipas policisë dhe prokurorisë, po sigurisht jo zyrytarisht është dyshuar si personi i vetëm që urdhëroi dhe mori pjesë në rrahjen e amerikano- libanezit Fadi Mitri, për çështjen e konfliktit të 45 mijë metra katror tokë shtetërore në Gjirin e Lalzit. Por Rrumi asnjëherë nuk u mor nën hetim nga prokuroria për këtë çështje dhe aq më pak për një tjetër çështje sensitive, atë të humbjes së dosjeve në prokurorinë e Durrësit, ku sërish dyshimet bien mbi të dhë miqtë e tij.

Të fundit

E rëndë në Mirditë, gjendet një trup i pajetë në lumin Fan

Një trup i pajetë është zbuluar në ujërat e lumit Fan në Mirditë, poshtë një ure në dalje të...

Verifikimi i kandidatëve për zgjedhjet/ Sula zbulon detajet: Ka një kleçkë ligjore

Drejtuesja e Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Genta Sula, ka deklaruar se për të verifikuar nëse kandidatët e partive politike...

Gripi, Brataj ngre alarmin: Po rriten rastet, ja kur duhet t’i drejtoheni spitalit

Situata gripale në vend ka pësuar një rritje të ndjeshme, duke arritur në rreth 19 mijë raste në javë nga 21 mijë që është...

Pse po i mënjanon Berisha krerët e degëve të PD?

Nga Ylli Pata Kjo qarkore, është njëjtë siç e gjithë retorika që bën Sali Berisha prej 2021-shit kur u shpall Non Grata. Nuk ka lidhje...

“Nëse jeni çift mund të debatoni…”/ Horoskopi për 23-29 janar 2025: Lërini ndjenjat të…

Dashi Këtë javë dashuria ju sfidon të gjeni një ekuilibër mes pasionit dhe durimit. Nëse jeni çift, mund të ndiheni të prirur të debatoni për...

Lajme të tjera

Web TV