Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Financa e Kosovës s`e miraton buxhetin për 2020-n e shtyn për në mars

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Si duket Ministria e Financave të Kosovës nuk është fare në merak për çështjen e miratimit të buxhetit për vitin që po vjen. Bëhet me dije se deri në muajin mars autoritetet zyrtare, ata që mund të konsiderohen të tillë edhe në këtë kohë kur ende nuk është formuar qeveria e re, nuk e shohin si problem punën e buxhetit. Kështu Kosova do ta nis vitin 2020, pa buxhet të miratuar. Besohet se e gjithë kjo ndodh për shkak të dorëheqjes së qeverisë dhe moskrijimit të institucioneve të reja. Madje, buxheti për vitin 2020 ende po vazhdon të qëndrojë në sirtarët e qeverisë, por, pavarësisht kësaj situate, Ministria e Financave, nuk e sheh si problem nëse buxheti nuk miratohet deri në muajin Mars! E nëse edhe në prill nuk arrin të kalojë, atëherë ndryshon situata. Të dhënat tregojnë se në fakt buxheti për vitin 2020 është finalizuar dhe sipas ekspertëve të ekonomisë vendase buxheti i mosmiratuar do të sillte shumë probleme me pagesat e punonjësve të shtetit kryesisht. Sipas tyre do të ishte mirë që forcat politike të merren vesh mes tyre që puna e buxhetit të mos ketë ndalesa administrative meqë tashmë është bërë publik edhe shifra prej rreth 2.4 miliardë Euro-sh të hedhura për këtë vit.

Propozimi dy muaj më parë

Sipas të dhënave që vijnë nga mediat e Kosovës saktësohet se të hyrat nga tatimet dhe taksat përbëjnë shtyllën kryesore prej së cilës varet qëndrueshmëria financiare e shtetit, që njëherësh është burimi kryesor i mbushjes edhe të buxhetit të Kosovës. Në tetorin që lamë pas u tha se institucionet përgjegjëse për mbledhjen e taksave, tatimeve dhe detyrimeve të ndryshme financiare janë Administrata Tatimore dhe Dogana e Kosovës, ku u saktësia se këto dy institucione, sipas zyrtarëve të tyre, edhe gjatë këtij viti që lamë pas kanë treguar performancë të mirë në mbledhjen e të hyrave për arkën e shtetit. Ata thonë se i kanë përmbushur projeksionet e Qeverisë së Kosovës për këtë vit. Nga 2.3 miliardë euro sa është buxheti i këtij viti, nga zyrtarët e Qeverisë konsiderohet të jetë i realizueshëm, i qëndrueshëm dhe që ruan stabilitetin fiskal. Parashikimet e Qeverisë që u largua ishin që Dogana e Kosovës deri në fund të vitit do të arrijë të grumbullojë 1.2 miliardë euro. Drejtori i këtij institucioni, Bahri Berisha, në një ragim të tij për Radion Evropa e Lirë tha se deri në tetor janë mbledhur 900 milionë euro. Ndërkaq, deri në fund të vitit u parashikua edhe shifra e mësipërme.  Për vitin 2020, Dogana e Kosovës, sipas Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve 2020-2022, parashihet të grumbullojë rreth 1.3 miliard euro.

Të fundit

Sot Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut

Data 10 dhjetor është shpallur Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut. Kjo datë është një përkujtim i Deklaratës...

10 dhjetor 1922, u përurua Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë u hap në 10 dhjetor 1922 në Tiranë. Po pavarësisht faktit se biblioteka e parë shtetërore u hap relativisht vonë,...

Shqiptari ndërton superkompjuterin më të madh në botë, për Inteligjencën Artificiale

Superkompjuteri i ri italian për inteligjencën artificiale quhet Colosseum. Kjo u njoftua nga iGenius, një kompani milaneze e udhëhequr nga shqiptari Uljan Sharka, e njohur tashmë për...

Berisha tha se Ajola Xoxës iu gjetën 300 mijë €/ Reagon Veliaj: Hienë e xhindosur!

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj me anë të një reagimi në Facebook i është përgjigjur akuzave të Berishës, duke u quajtur një 'hienë të ndyrë',...

Mbi 7 milionë euro nga eksporti i tyre, mjedra e Kosovës pushton tregun ndërkombëtar

Mjedra e Kosovës thuajse ka “pushtuar” tregun ndërkombëtar. Deri tani 96 për qind e prodhimit të mjedrës eksportohet duke gjeneruar nga 7 deri 7.5...

Lajme të tjera

Web TV