Prokuroria e Përgjithshme njofton nisjen e hetimeve për Valdrin Pjetrin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Përgjithshme përgjigjet zyrtarisht në lidhje me dënimin e Valdrin Pjetrit. Ishte një kërkesë e kahershme e Partisë Demokratike që kërkonte të paraqiteshin fakte në lidhje me verifikimin e të dhënave që posedonin për figurën subjekt-deklarimi. Për pasojë Zyra Qendrore e Hetimit kërkon informacion në Itali dhe mësohet se, sapo është kthyer përgjigje nga Italia, është hartuar edhe nisja e procedimit penal për ish-kryebashkiakun e Shkodrës. Ky i fundit e dorëzoi detyrën sapo dolën të dhënat e dënimit në Firence.

Kështu ka qenë vetë institucioni i prokurorit të Përgjithshëm që ka bërë me dije se, do të nisë procedimin penal ndaj Valdrin Pjetrit. Ky vendim vjen pasi kanë mbërritur në Shqipëri dokumentet që ishin kërkuar nga Italia. Prokuroria njofton se, pas mbërritjes së letërporosisë është provuar se, subjekti Valdrin Luigj Pjetri, është arrestuar në flagrancë nga personeli i Policisë së Firences më datën 27.01.2003, së bashku me një shtetas tjetër shqiptar, për shkelje të ligjeve mbi lëndën narkotike.

Në reagimin zyrtar është fiksuar fakti konkret: “Me vendimin penal Nr.474 të Gjykatës së Firences, subjekti Valdrin Luigj Pjetri, është deklaruar fajtor për veprën penale, ‘Mbajtje e paligjshme e lëndëve narkotike në bashkëpunim’, parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal Italian dhe nga neni 73 paragrafi 1, i Dekretit të Presidentit të Republikës të Republikës së Italisë, nr.309/90.

Ai është dënuar me 36 (tridhjetë e gjashtë) muaj burgim dhe me gjobë  të barabartë me 2000 (dymijë) Euro, të zbritur për shkak të njohjes së rrethanave lehtësuese të përgjithshme, në 27 (njëzet e shtatë) muaj burgim dhe me gjobë të barabartë me 1500 (njëmijë e pesëqind) Euro, e cila është zbritur për shkak të llojit të gjykimit në 18 (tetëmbëdhjetë) muaj burgim dhe me gjobë të barabartë me 1000 (njëmijë) Euro.

Lexo edhe :  Vrasja e 14-vjeçarit, autori provokoi me xhirim gomash ditë para krimit

Pezullim të dënimit dhe mospërmendje. Sipas burimeve zyrtare mësohet se vendim është i formës së prerë. Pjetrit i është revokuar leja e qëndrimit më datë 03.02.2003 nga autoritetet e Firences dhe bëhet me dije se, është dëbuar nga territori italian me datë 04.02.2003, masë kjo e marrë nga Prefektura e Firences.

Afati i dëbimit ka përfundua me datë 24.07.2015”,- njofton Prokuroria e Përgjithshme. Kështu prokuroria do të nisë hetimet ndaj tij, për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, të parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal./Nikoleta Kovaçi/Fjala.al/

 

Të fundit

Nga Boris Johnson, Daily Mail Epo, ky ishte episodi më i shëmtuar që shkaktoi të vjella në të gjithë historinë...

“Putini nuk do paqe”, Macron: Do të paguajmë një çmim të lartë nesër nëse tregojmë dobësi

Presidenti francez Emmanuel Macron ka shprehur pesimizëm në lidhje me qëllimet e Rusisë përpara bisedimeve vendimtare në Uashington ditën e nesërme. "Më pyesni nëse besoj se Putini dëshiron paqe. Mendoj se...

Zjarr në një servis automjetesh në Patos, tymi mbulon zonën

Pjesa e pasme e një servisi automjetesh është përshirë nga flaket disa minuta më parë pranë vendit të quajtur “Kthesa e Patosit”. Në vendngjarje kanë...

Tendencat digjitale në Shqipëri/ Çfarë aplikacionesh po përdoren më shumë?

Prej disa muajsh, në Shqipëri po shfaqet një tendencë e qartë për aplikacionet më të shkarkuara, duke reflektuar edhe preferencat në rritje të shqiptarëve...

Fluks rekord udhëtarësh në Portin e Durrësit gjatë gushtit

Porti i Durrësit po përjeton një nga periudhat më intensive të këtij sezoni veror, me një fluks të lartë udhëtarësh dhe automjetesh që hyjnë...

Lajme të tjera

Web TV