Skafisti anglez në pranga pasi ndihmoi shqiptarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Metodat e emigracionit për në Angli nga shqiptarët janë nga më të ndryshmet pasi vazhdon të mbetet një nga destinacionet më të pëlqyera për të jetuarar. Metoda më e përdorur për të emigruar në Angli pa dokumenta është udhëtimi nëpër kamiona frigoriferikë por kjo ka dështuar shumicën e rasteve.

Policia ka evidentuar një tjetër rast përsa i përket emigracionit të paligjshëm të shqiptarëve në Angli. Ka qenë një kapiten jahtesh i cili ka pranuar se ka ndihmuar tetë emigrantë shqiptarë të hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme. Zbulimi i tij u përgjua 6 nëntor nga një anije e Forcave Kufitare dhe helikopteri i cili bënte  roje bregdetare.

Wolfram Steidl, 64 vjeç, i njohur gjithashtu si Charles Lynch, pranoi se ishte i përfshirë në ndihmën që ju jepte emigrantëve  të paligjshëm në një seancë në Gjykatën e Portsmouth. Vendimi për të do të merret në 14 shkurt ku gjithashtu mbi të do të rëndojnë akuzat e përdorimit të dokumenteve të fallsifikuara.

Anija e cila transportonte shtatë të rritur shqiptarë dhe një fëmijë u përgjua në Kanalin anglez në brigjet e west Sussex. Varka u dërgua në bazën detare të Portsmouth, ndërsa migrantët u dorëzuan pranë autoriteteve të emigracionit.

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV