Assh Lammin ndjeu se ishte një vajzë në trupin e një mashkulli që në momentin që filloi të fliste. Tani 12 vjeçarja nga Kent thotë se ka qenë e vështirë të rritet si një vajzë tansgjinore por mendon se kjo është rruga që ajo do të ndjekë në jetë.
Ajo ka filluar të ndryshojë gjininë e saj nga mashkulli në femër në një klinikë shtetërore dhe është një nga fëmijët më të vegjël në histori që e ka marrë këtë vendim.
Assh e ndryshoi emrin e saj kur ajo ishte vetëm 8 vjeç, periudhë kur filloi të marrë bllokues të hormoneve për të ndaluar fillimin e pubertetit. Së shpejti ajo do të bëjë transplantin e mitrës në mënyrë që kur të rritet të ketë mundësinë për të lindur fëmijë.
E ëma e saj është shprehur se Assh do të marrë bllokuesit hormonalë deri në moshën 18 vjeç. Në atë moment ajo vetë do të vendosë nëse do të shkojë përpara me operacionin e ndryshimit të gjinisë ose jo.
Nëse Ash vendos që të qëndrojë mashkull atëherë do të ndërpresë bllokuesit hormonale dhe puberteti i saj do të fillojë pak vite më vonë se moshatarët e saj.
/fjala.al