Vjedhjet e çuditshme në hotelet me 5 yje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ju mendoni se është në rregull që të merrni shampon apo  sapunin nga dhoma e hotelit ku keni kaluar natën por kjo tregon se ju nuk jeni kreativë sa duhet dhe imagjinata juaj lë për të dëshiruar.  Disa njerëz mendojnë se të marrësh shapkat dhe peshqirat është jo shumë e rëndë por të heqësh dyshekun nga shtrati i hotelit është totalisht duke kaluar çdo kufij.

Dhe kjo nuk është shaka pasi nuk kanë qenë të pakta rastet kur dhomat e hoteleve kanë përfunduar me dyshekë të vjedhur. Sipas një studimi të një webfaqeje për rishikimin e banjave të hoteleve, zbuloi se 4.2% e 1,157 hoteleve të anketuar rezultojnë me dyshekë të zhdukur.

Është pakëz e çuditshme se si mund të nxjerësh jashtë nga hoteli një dyshek pasi nuk do e nxinte në valixhen tënde por hajdutët janë treguar kreativë. Ata kanë përdorur ashensorë mallrash që t’i nxjerin jashtë dyshekët duke shfrytëzuar orët e vona të natës.

Sondazhi zbuloi se sendet e tjera të vjedhur kanë qenë, peshqira, rrobat e banjës, varëse rrobash, stilolapsa, pultin e kondicionerit ose televizorit, batëritë e pultit, perdet etj. 7% e hajdutëve rezultojnë të kenë vjedhur llambat dhe pajisjet e dritave ndërsa 9.1% të vizitorëve kanë futur në xhep pultin e kondicionerit.

Disa nga gjërat më të pazakonta që janë vjedhur janë dera e dhomës së hotelit apo edhe pjano e shtrenjtë në një hotel në Itali. Në një hotel në Salzburg, Austri janë vjedhur stolat e drurit të cilat ishin në sauna. Vjedhja u vu re nga një prej klientëve i cili u ankua se nuk mund të bënte sauna duke qëndruar në këmbë.

Tim Philips, Menaxher i Përgjithshëm në The Club Hotel & Spa në Jersey u shpreh se gjëja më befasuese që është vjedhur nga hoteli është televizori dhe një shkallë e vogël, por gjëja me shpeshtë që vdhet janë bateritë nga telekomandat.

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV