Zyrtare, Jasir Asani transferohet në Suedi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Skuadra e Partizanit ka konfirmuar transferimin e mesfushorit, Jasir Asani te klubi suedez i AIK Stokolm.

Në një njoftim në faqen zyrtare të Partizanit shkruhet se Asani do huazohet nga AIK gjatë merkatos së janarit, ndërsa në fund të sezonit skuadra suedeze do të ketë të drejtën e blerjes së kartonit.

“Klubi njofton sot arritjen e marrëveshjes së transferimit të Jasir Asanit drejt ekipi suedez AIK. Mesfushori me tipare sulmuese do të kalojë në formulën e huazimit te klubi suedez nga Janari 2020. Klubi i AIK njëkohësisht do të ketë edhe të drejtën e blerjes së kartonit të Asanit në fund të sezonit. 24 vjeçari do të jetë në dispozicion të kampionëve të Shqipërisë edhe për dy ndeshjet e radhës ndaj Teutës dhe Vllaznisë, për të vijuar më pas aventurën e tij të re në kampionatin suedez.”- shkruhet në njoftim.

Pavarësisht se në këtë sezon Asani u la më shumë në stol nga trajneri i saposhkarkuar Franko Lerda, duhet theksur se gjatë sezonit të kaluar, ku ekipi kryeqytetas u shpall kampion, mesfushori pati një performancë goxha të lartë./Përgatiti: Fjala.al/

Të fundit

Katar, Trump nënshkruan ‘angazhim ekonomik’ prej 1.2 trilionë dollarësh

Shtëpia e Bardhë thotë se SHBA-të nënshkruan një "angazhim historik ekonomik prej 1.2 trilion dollarësh" në Katar. Sipas mediave të...

Ndeshja Zvicër-Kosovë, ku do të luajnë “Dardanët” dhe kur mund të blihen biletat

Kosova do të luajë me Zvicrën në kuadër të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Duel ky që do të jetë shumë i rëndësishëm...

Apeli i Posaçëm rrëzon GJKKO-në, nuk ka hetim për Olta Xhaçkën

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar vendimin e shkallës së parë që urdhëronte nisjen e një hetimi penal ndaj ish-ministres Olta Xhaçka. Trupi gjykues...

Einxhel dhe DJ Dagz bëhen prindër për herë të dytë

Einxhel Shkira dhe DJ Dagz janë bërë sërish prindër! Moderatorja e ndau lajmin surprizë në rrjete sociale, duke zbuluar se është bërë nënë më...

Ka fituar rreth 60 mijë vota, Lapaj: Do ju bëj të mallkoni veten

Me 57.555 vota të fituara në rang kombëtar, përfshirë edhe votat nga 97.742 zarfe të numëruar nga Diaspora, koalicioni “Nisma-Shqipëria Bëhet”, rezulton forcë e...

Lajme të tjera

Web TV