“Babalja”, Salianji tregon provat për pafajsinë e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërkohë që po mbahej seanca në Kuvend dhe protesta kundër paketës anti-shpifje, ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, ka qenë në  seancën gjyqësore të radhës për çështjen “Babale”. Prokuroria ka kërkuar dënimin e tij me 1.6 vite burg por avokati i Salianjit, kërkoi që ai të shpallet i pafajshëm.

Salianji ka theksuar edhe një herë se audopërgjimi është i vërtetë dhe nëse do bënte ndonjë kospiracion do e realizonte me vëllanë e kryeministrit, jo me vëllain e ministrit të Brendshëm.

“Nëse do të doja të bëja një konspiracion kaq te madh do ta bëja me vëllanë e kryeministrit, jo me vëllain e ministrit të Brendshëm. Të rishihen provat që janë shmangur nga prokuroria për t’i dhënë një tjetër rrjedhë hetimit. Audioregjistrimi është i vërtetë. Prokuroria është nisur nga premisa që kam bërë unë lidhjen mes Olldashit dhe Veliut, por tabulatet provojnë që më ka vënë Olldashi në kontakt me Veliun.”, – tha Salianji.

Më pas ish-deputeti është shprehur se pavërtetësia e thënieve të Alizotit del qartë kur thotë se direkt pas regjistrimeve është nisur në Tiranë por qelizat telefonike tregojnë se nuk ishte në Tiranë në ato data.

“Prokuroria i referohet në mënyrë të qëllimtë vetëm dëshmisë së Alizotit, duke mos marrë parasysh komunikimet e Alizotit me zyrtarë të lartë të policisë. Në këto përgjime del qartë që po paguhej për dëshmi të rreme.

Një provë tjetër e pa kundershtueshme është pavërtetësia e thënieve të Alizotit, që thotë se direkt pas regjistrimeve është nisur në Tiranë. Qelizat telefonike tregojnë qartë se nga 13 janari 18 deri në 31 janar 18 Alizoti nuk ka qenë në Tiranë. Ne e kemi disponuar materialin audio në fund të tetorit dhe jo në janar siç thotë Alizoti”, theksoi Salianji.

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV