Bokajanis i kthehet marrëveshjes së detit: Dua 12 milje, i dua tani!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rikthehet sërish përplasja për detin! Kësaj here është vetë Dora Bakojanis e cila ka dalë në një deklaratë publike ku duket se ka qëndrim të qartë jo vetëm për çështjen e detit por edhe për pozicionin e Greqisë në rajon. Ajo ka sjellë në vëmendje marrëveshjen e vitit 2009, e nënshkruar më homologun e atëherëshëm, Lulzim Bashën.

Në një intervistë për mediat greke, Bakojanis ka folur për të gjitha marrëdhëniet e Greqisë me vendet e tjera, duke u ndalua edhe tek vendi ynë. Bakojani tha se, me refuzimin e çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Greqia ka shansin të luajë një rol të rëndëishëm në rajon.

Sipas saj, tani është momenti që Greqia të zgjerojë kufirin e saj detar me 12 milje. “Greqia duhet të shfrytëzojë mundësitë që ofrohen aktualisht me Shqipërinë, Italinë dhe Egjiptin, dhe të përpiqet të përfundojë marrëveshjet e demarkacionit detar.

Vendimi i Francës për të bllokuar perspektivën e pranimit evropian të Shqipërisë dhe Maqedonisë për momentin i jep Greqisë pozicionin që i duhet për të luajtur një rol në Ballkan. Ne mund të formojmë një kornizë më të mirë dhe të negociojmë marrëveshje të dobishme me fqinjët tanë. Objektivi kryesor gjithmonë duhet të jetë lidhja e marrëveshjeje.

Por sigurisht kjo nuk është një doktrinë. Pas zhvillimeve të vitit 2009, tërheqjes së Tiranës dhe anulimit të marrëveshjes shembullore të zonës detare, Greqia mund të ushtrojë të drejtën e saj për të zgjatur zonën e saj bregdetare në 12 mijë milje të tjera.

Shqipëria u tërhoq nga marrëveshja pa asnjë kosto për veten e saj, sepse, për mendimin tim, në atë kohë në politikën e jashtme greke kishte dobësi. Shqipëria duhet të kuptojë se, përveç të drejtave të padiskutueshme të pakicës greke në Shqipëri, është në interesin e saj që të mbajë premtimet nëse me të vërtetë dëshiron ta ketë Greqinë si aleate në luftën e saj për integrimin evropian.

Lexo edhe :  Arjan Ndoja mbetet deputet/ Kolegji Zgjedhor rrëzoi padinë e Andia Ullirit

Duhet të bëhen veprime konkrete, 12 milje me Shqipërinë, 12 milje tani. Koha nuk është në avantazhin tonë”- deklaroi ajo. Megjithatë për nga ana jonë asnjë nuk është asnjë person publik as zyrtar që ka reaguar pas reagimit të saj./Fjala.al/

Të fundit

Cila këngë e Dua Lipës tejkaloi një miliard klikime në YouTube?

Hiti i Dua Lipa-s, “Levitating” vazhdon të ngjitet në majat e suksesit. Videoja ka kaluar tashmë shifrën e një...

Shqiptarët, ndër popujt që bëjnë dush më pak se europianët. Ja renditja

Italianët janë populli më i pastër në Europë. Sipas një publikimi të fundit, ka 95% shanse që një qytetar apo qytetare italiane të bëjë...

A do të dërgohen ushtarët gjermanë në Ukrainë?

Debat i pabazë apo realiteti i ardhshëm? Pas samitit të Europianëve me Presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë ku u fol edhe për...

Sacchi skanon kampionatin italian: Ja çfarë parashikoj për 3 skuadra

Arrigo Sacchi analizon sezonin e ri të Serie A, që pritet të fillojë këtë fundjavë: “Lazio nuk ka bërë merkato, Sarri duhet të bëjë...

Shkeli rregullat, bllokohet jet ski me 7 persona në bord në Tushemisht

Shërbimet e Policisë Kufitare të Tushemishtit kapën dhe bllokuan një mjet lundrues me 7 persona në bord, të cilët kishin kaluar vijën liqenore në...

Lajme të tjera

Web TV