Përmes një videomesazhi Basha thekson se sot dhe nesër do të votohet dhe diskutohet për anëtarësimin e Kosovës në KS, por edhe për propozimin e tij për bllokimin e aseteve ruse, për t’i shkuar infrastrukturës ukrainase.
“Ju përshëndes nga Këshilli i Europës. Nesër me votë, 46 vende do të votojnë për anëtarësimin në KS të Kosovës. Dy ditë historike sot dhe nesër. Nesër do të debatohet dhe votohet edhe propozii im për kondiskimin e aseteve të Federatës ruse dhe vendosjes së tyre në dispozion të infrastrukturës. Do ju mbaj të informuar. Ju përshëndes nga Strasburgu dhe ju uroj një javë të mbarë”, tha Basha në videomesazhin e tij./E.T