Guvernatori Sejko: Tërmeti ndikim negativ në ekonomi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko mbajti sot një konferencën për shtyp për vendimmarrjen e politikës monetare

Mes të tjerash si tha sot pasojat e tërmetit pritet të jetë në tërësi negative, ndonëse ato do të jenë të përqendruara në një zonë të kufizuar gjeografike dhe jo të njëjta në sektorët e ekonomisë.

Seiko tha se, kanalet kryesore të transmetimit do të jenë tkurrja e mundshme e konsumit dhe investimeve private në zonat e prekura, si dhe rënia e mundshme e prodhimit në to – sidomos në sektorin e turizmit. Nga ana tjetër, programi i rindërtimit pritet ti japë një stimul pozitiv këtij sektori.

Guvernatori tha se, efekti i tërmetit do të varet dhe nga forma dhe intensiteti i përgjigjes. Sipas tij, Këshilli Mbikëqyrës vëren se adresimi me shpejtësi i dëmeve do të lehtësonte ndikimin e tyre në ekonomi. Po ashtu, ndikim do të ketë dhe struktura e financimit të këtij programi rindërtimi dhe pesha relative e granteve dhe donacioneve, rritjes së huamarrjes, dhe ri-alokimit të shpenzimeve.

Banka e Shqipërisë është në proces të vlerësimit të pasojave të tërmetit në treguesit e sektorit bankar. Për këtë arsye, ne kemi kërkuar informacionin e nevojshëm pranë bankave dhe jemi në pritje të vlerësimeve paraprake”, tha Sejko.

Ai tha se, në veçanti, rëndësi ka evidentimi i dëmeve në kapacitetet prodhuese të biznesit, qofshin këta operatorë të sektorit të turizmit apo të sektorëve të tjerë të ekonomisë, për të vlerësuar kostot e rindërtimit dhe të ardhurat e mundshme të munguara në ekonomi.

Guvernatori tha se, informacioni i disponueshëm nuk dikton nevojën për ndryshim të qëndrimit të politikës monetare. Këshilli Mbikëqyrës vlerësoi se përmbushja e objektivit të stabilitetit të çmimeve dhe mbështetja e rritjes ekonomike e bëjnë të nevojshme ndjekjen e një politike monetare stimuluese.

Lexo edhe :  Ethet e listave në PD/ Harrohen primaret, në fund vendos Berisha

Megjithatë, Këshilli Mbikëqyrës vëren se vlerësimi i plotë i pasojave ekonomike të tërmetit kërkon ende kohë. Ky vlerësim do ti hapë rrugë rishikimit të parashikimeve tona afatmesme dhe gjykimit mbi politikën monetare që do të ndjekim në të ardhmen.

Të dhënat e disponuara tregojnë se inflacioni i tremujorit të katërt ka qëndruar në nivele pothuajse të njëjta me ato të tremujorit paraardhës. Luhatjet e inflacionit janë diktuar në masën më të madhe nga luhatjet e çmimeve të ushqimeve, të cilat vijojnë të japin dhe kontributin kryesor në inflacion.

Në planin makroekonomik, ecuria e çmimeve vijon të reflektojë presionet e ulëta inflacioniste që vijnë nga ekonomia e huaj edhe ajo vendase. Rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare është e ngadaltë, ndërsa përcjellja e saj në tregun vendas është frenuar dhe më tej nga forcimi i kursit të këmbimit gjatë vitit 2018. Po ashtu, rritja e kërkesës agregate, e punësimit dhe e pagave në Shqipëri, nuk është përkthyer ende në presione inflacioniste të mjaftueshme për kthimin e inflacionit në objektiv.

Të dhënat e tërthorta të disponuara sugjerojnë se rritja ekonomike e tremujorit të tretë ka qenë në nivele të përafërta më atë të tremujorit paraardhës. Zgjerimi i aktivitetit ekonomik duket se është mbështetur nga rritja e konsumit dhe investimeve private dhe, në veçanti, nga zgjerimi i të ardhurave të turizmit.

Ecuria e ekonomisë është pasqyruar dhe në të dhënat e tregut të punës për tremujorin e tretë, të cilat tregojnë rritjen me 3.3% të punësimit në terma vjetorë, rënien në 11.4% të normës së papunësisë dhe rritjen me 3.5% të pagës mesatare në ekonomi.

Të fundit

Muaji i Ramazanit, katër këshilla për t’ju ndihmuar të ushqeheni mirë

Ramazani është një nga muajt më të rëndësishëm të vitit për besimtarët myslimanë. Shumica e muslimanëve do të agjërojnë...

Ulje temperaturash dhe reshje bore/Meteorologia zbulon si do jetë moti pas ditës së verës

Dita e sotme ka nisur me reshje të pakta, por në mbrëmje priten rrebeshe kryesisht në veri dhe në qendër. Parashikimi i motit u dha...

Nën masën “detyrim paraqitje”, Ajola Xoxa mbërrin në SPAK

Ajola Xoxa ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitje”. Xoxa është në hetim për kryerjen e veprës penale...

Hekurudha Tiranë – Durrës, zgjatje afatesh dhe rritje kostosh

Në shkurt të vitit 2021, zyrtarët shqiptarë premtuan gjatë ceremonisë së nënshkrimit të kontratës se linja hekurudhore Tiranë- Durrës, bashkë me një segment të...

Pse refuzoi Basha ftesën për koalicion? Kthupi tregon ofertën

Zyrtari i lartë i Partisë Djathtas 1912, Rezart Kthupi, ka folur për refuzimin e ftesës së Lulzim Bashës për një koalicion politik, gjatë një...

Lajme të tjera

Web TV