Konfirmohet në detyrë Tonin Vocaj

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit konfirmon në detyrë Drejtorin e Policisë Kriminale, Tonin Vocaj. Disa ditë më parë Vocaj doli para Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit dhe iu nënshtua procesit të vetting-ut në të tre kriteret, të pasurisë, të pastërtisë së figurës dhe anës profesionale.