Kush do ta drejtojë SPAK? Sot intervistohen 3 kandidatët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre kandidatë që kanë aplikuar për të qenë në krye të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Altin Dumani, Arben Kraja dhe Edvin Kondili do të intervistohen ditën e sotmë në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

KËSHILLI I LARTË I PROKURORISË
NJOFTIM

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në vijim të procesit të vlerësimit të kandidatëve për Drejtues të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. (SPAK), njofton se në datën 18.12.2019, në Sallën e mbledhjeve, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Blvd. “Zogu i I”,do të zhvillohen intervistat me të tre kandidatët në garë.
Intervistat me kandidatët do të regjistrohen me audio dhe video dhe do te zgjasi 30-45 minuta për secilin kandidat.

Orari i zhvillimit të intervistave do të jetë si më poshtë: Altin Dumani 09:30, Arben Kraja 10:15, Edvin Kondili 11:00

Këshilli kërkon nga kandidatët të marrin masa për t’u paraqitur pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë në datën dhe orën e njoftuar.

Kandidatët do të njoftohen nominalisht dhe në adresën e postës elektronike që ata kanë deklaruar në momentin e aplikimit./Fjala.al

Të fundit

“Hirushja” e Botërorit të Klubeve, Fluminese mposht Al Hilal dhe arrin gjysmëfinalen

Fluminense mund të quhet me plotë gojë “Hirushja” e këtij Botërori për Klube. Skuadra braziliane triumfoi mbrëmjen e sotme...

Hamasi pranon propozimin amerikan për armëpushim 60-ditor

Hamasi ka paraqitur përgjigjen e tij ndaj një propozimi për armëpushim në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, tha të premten për Reuters një zyrtar...

Ish-ambasadori: Kërkoni falje për krimet ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Ish-ambasadori, shkrimtari e studiuesi Luan Rama, është shprehur se Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë të falur popullsisë shqiptare të Çamërisë për...

“Ka rrethuar pallatin”, Braçe denoncon zaptimin e hapësirës publike

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër përmes një denoncimi lidhur me zaptimin e hapësirave publike në zonën e bllokut “1 Maji”, në Tiranë. Përmes...

Sindikata: Bankers Petroleum nuk ka paguar naftëtarët siç duhet

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas aksionit të policisë në kompaninë "Bankers Petroleum" për shmangien e taksave për 20 vite. Sindikata ka deklaruar...

Lajme të tjera

Web TV