SPAK, kandidati Altin Dumani parashtron vizionin e tij

Kandidati Dumani: Synoj ndërtimin e një institucioni të suksesshëm. Prokuroria e Posaçme duhet të jetë një institucion që do të ndryshojë mënyrën e të hetuarit duke kryer hetim proaktiv.  Duhet të krijojmë një institucion që do të fitojë besimin e qytetarëve. Do të promovoj punën në grup, ruajtja e pavarësisë së prokurorëve do të jetë një nga objektivat kryesore. Duhet të shrrënjosim idenë e pandëshkuesmërisë, për këdo. Fokus i veçantë do të jetë bashkëpunimi me qytetarët. Rekrutimi i personave që do të punësohen do të bazohet tek integriteti i tyre.