Alarm, Qarku i Gjirokastrës po “shuhet”!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ky qark, me vlera të mëdha kulturore, perëndimore, ekonomike, historike etj, i cili pati një zhvillim te madh ekonomik e social në vitet e para të demokracisë, tani është përfshirë në një varfëri, pa punësi me pasojë braktisjen masive të tij.

Sot banorët aktuale aty zënë vetëm rreth 42 % të të regjistruarve. “Vdekja e bardhë” e ka kapluar këtë qark. Vdekjet për 1000 banorë janë në 12,5 individë,  ndërsa lindjet 8,6, pra pa llogaritur eksodin masiv kemi një ulje të popullsisë prej 3,5 individë në qark.

Mosha mesatare e në atë qarkun Gjirokastrës është 38 vjeç, më e larta në Republikë.  Kjo vjen si pasojë direkte e braktisjes masive të asaj zone, me rreth 7000 banorë në vit, kryesisht nga të rinjtë, e lidhur kjo me papunësinë e thellë aty, mungesën e perspektives, ndërsa bllokohet edhe përkrahja ekonomike.

Mbi 50% të aktiviteteve ekonomike në Qark janë mbyllur në këto pak vitet e fundit, pa asnjë investim i ri serioz.

Bujqësia e blegtoria, degët me të rëndësishme ekonomike aty, nuk kanë pasur asnjë mbështetje zhvilluese, mbështetja financiare ka qene qesharake vetëm për disa blegtorë dhe e bazuar mbi kritere korruptive e politike.

Nuk ka pasur asnjë investim në infrastrukturë në këto 6 vite, as në rrugën Përmet -3 Urat, rruga Kardhiq- Delvinë e ngelur aty ku ishte në 2013-tën etj.

I vetmi investim është ai me një kosto gjigante prej rreth 11 ME për km në një distancë rreth 2 km në rrugën ekzistuese në Tepelenë.

Për aeroportin e Gjirokastrës as që bëhet fjalë. Universiteti  atij qyteti po atrofizohet së bashku me Spitalin, ndërsa spitalet e Përmetit dhe Tepelenës praktikisht nuk janë më të tillë.

Lexo edhe :  “Kafshët ishin të lidhura!”/ Flet shqiptari, ikonë e zjarreve në Greqi me delen në krah

Nëse vazhdohet kështu ai qark do të mbetet vetëm si një kujtim i largët historik.

Të fundit

Vala e fundit e të nxehtit shkakton mbi 1000 vdekje në Spanjë

Spanja është goditur nga një valë ekstreme të nxehti nga 3 deri më 18 gusht, e cila ka rezultuar...

Liverpool ofron shifrën rekord për Alexander Isak

Liverpool jo vetëm që nuk ka hequr dorë nga transferimi i Alexander Isak, pavarësisht refuzimeve të vazhdueshme të Newcastle, por klubi i kuq po...

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka deklaruar në një konferencë për shtyp se janë në proces përgatitjet për takimin midis Vladimir Putin...

Zvicra zbulon a do ta arrestojë Putinin

Zvicra do t'i japë presidentit rus Vladimir Putin "imunitet" nëse ai viziton vendin për bisedime hipotetike paqeje me Ukrainën. Kështu deklaroi sot ministri i Jashtëm...

Moti i keq godet sërish Italinë, përmbytje në disa rajone

Disa rajone të Italisë po përballen sërish me mot të keq, përmbytje dhe stuhi që kanë shkaktuar dëme dhe alarme në disa zona. Në Siçili,...

Lajme të tjera

Web TV