Burgosja e Salianjit, një lajm shumë i keq!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Armir Shkurti

Lajm shumë i keq burgosja e Salianjit! Sidomos vendimi i marrë sot, në ditën kur Rama mbronte në Kuvend një ligj kundër lirisë së mediave. Dhe ky ish deputet i PD u dënua pikërisht se mori pjesë në një denoncim për lidhje me trafiqet e drogës të familjarëve të një ministri.

Më duhet të pyes sot zotin Basha, kryetar të PD-së:

1 – Si ka mundësi që, përveç teje, pothuaj gjithë kryesia e partisë ka proçedime penale a dënime. Që nga Sait Dollapi e Eno Bozdo, vazhdo me zotërinjtë Flamur Noka, Enkelejd Alibeaj, Gent Strazimiri, Klevis Balliu, Xhemal Gjunkshi, Gazmend Bardhi, Anton Frrokaj e me Ervin Salianjin sot.

2 – Meqë prej 3 javësh e gjysmë ke shpallur që nuk do bësh politikë se është tërmeti, a ke shkuar në QKR ta shpallësh pasiv biznesin?

3 – A e di ti që gjatë “armëpushimit” tënd politik Edi Rama ka intensifikuar frikshëm aktivitetin e tij që sot kulmoi me një ligj kundër lirisë së shprehjes?

4 – Meqë tërmeti ta ndërpreu turneun ku pyesje fermerët për qepët dhe patatet, kur ke ndërmend ta rinisësh?

5 – Zgjedhje të parakohëshme që u folën besoj i mori lumi, meqë ra tërmeti. Po të rradhës, verë 2021, a do marrësh pjesë?

6 – Në Kuvend, legjislaturën e kaluar, Rama tha se “do t’ia japim edhe opozitës shansin të rilindë”

  1. A jua dha ai këtë shans?
  2. A e shfrytëzuat ju? ….etj

Të fundit

Ilir Yzeiri: Kjo është një ditë e bukur për Shqipërinë

Samiti e vendeve të Europës që përfshin anëtarët e BE-së dhe të tjera vende jashtë këtij organizmi, siç është...

Tensione te “Zogu i I-rë”, Berisha mbërrin në protestë, militantët përzënë mediat

Lideri demokrat Sali Berisha ka mbërritur në protestën e organizuar nga opozita në kryqëzimin e Sheshit Skënderbej me Bulevardin Zogu I, direkt nga Brukseli...

Jashtë parlamentit pas 3 dekadash, vjen reagimi i parë i Pandeli Majkos

Ndërsa procesi i numërimit të votave, përfshirë edhe ato preferenciale, po shkon drejt fundit, deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko duket se nuk do...

Rama: Nuk u martuam sot! Frederiksen: Duhet të jemi bashkë

Kryeministri Edi Rama dhe homologia daneze Mette Frederiksen, gjatë konfernecës për shtyp, u pyetën edhe për procesin e integrimit të Ballkanit perëndimor. Rama e...

“Pse duhej pritur Trump për armëpushimin?” Rama: Skuadër bashkërenduese të KPE

Do të kemi një skuadër bashkërenduese të KPE nën kujdesin e zyrës së Presidentit të Këshillit Europian për një seri temash. Kështu u shpreh...

Lajme të tjera

Web TV