Zihen live në emision Olsi Bylyku dhe Lorec Hasrama

Nga Enkeleda Fishekaj

Olsi Bylyku dhe Lorenc Hasrama përveçse shokë kanë edhe disa bashkëpunime në këngët e tyre. Miq prej vitesh por Lorenci i ftuar në emisionin “Glamour” i bën një lojë Olsit duke e marrë në telefon live, mesa duket Olsi ra pre e kësaj loje dhe i mori shumë seriozisht fjalët e tij derisa shkuan në sherr me njëri-tjetrin.

Biseda mes tyre ishte:

Lorenci: Ej ca i ke ato muhabete mor burrë?

Olsi: Muhabetet e kujt ore?

Lorenci: Ato muhabetet, ke shku ke thënë tek njerzit: S’bën Lori, më ka ngec, mu më ka lut Lori

Olsi: Ke pi hashash ti ore?

Lorenci: Ca hashashi? Ti e di që unë nuk pi hashash plak. Tani unë pot ë flas tamam, kam gjithë ditën që s’po më ze vendi.

Olsi: Çështë kjo s’të zë vendi thotë? Kush të tha më qafsh?

Lorenci; Po pa lidhje tani, ke thënë që të jam lutur  për këngë

Olsi: Nuk po të marr vesh fare

Lorenci: Po mirë pra rrugët tona ndahen këtu.

Në këtë moment Lorenci ja plas së qeshurës: Ti e di që të dua shumë, por jam në një emision ishte pjesë e lojës.

Olsi nuk dha më asnjë reagim, mesa duket nuk i ka kaluar inati ende./Fjala.al/