Aktori i njohur Mehdi Malkaj: Ëndrra ime, të bëj Apollonin tek Hamleti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komedia “Kopshti me Dallëndyshe” rikthehet për të dytën herë fiks pas 21 vitesh. Vepra do të vendoset premierë në teatrin Kombëtar Eksperimental, tek Art Turbina, më 23 dhjetor. Shkruar nga Babis Cikliropulos, regji të Kico Londo dhe një kast brilant aktorësh: Ermira Hysaj, Erand Sojli, Arjola Demiri, Suela Bako, Mehdi Malkaj, Naun Shundi.

Në emsionin “Ditë e Re” ku ishte i ftuar Mehdi Malkaj foli rreth kësaj komedie. Pyetur për rolin e tij ideal Malkaj shprehet se ka dashur gjithë jetës të bëjë personazhin e Apollonit  te vepra “ Hamleti ” e William Shakespeare.

“Rol ideal është fjalë e madhe por unë kam vetëm një ëndërr të bëj Apollonin tek Hamleti. E dua. Nëse do vihet ai le të ketë audicione sa të dojë unë do të bëhem copash që ta marr. Më pëlqen sepse është personazh tragjikomik. Unë i dashuroj janë lëngu i jetës këta personazhe”

Rreth shfaqjes ai nënvizoi se është nga ato veprat e rralla me të cilat qesh dhe qan njëkohësisht.

“Është një vepër që edhe mund të qeshësh brenda po kur të dalësh jashtë duhet të marrësh ndonjë gur t’i biesh kokës. Realisht të çmendurit janë jashtë thotë personazhi kryesor Hari ta dija kështu do të rrija jashtë”.

Mehdi Malkaj është është një nga aktorët e njohur të skenës dhe kinemasë shqiptare. U diplomua në Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1983. Fillon punë në Estradën e Ushtarit dhe më pas në Teatrin e Varietesë së Tiranës. Në teatër do ta gjejmë në disa role si p.sh në rolin e Babait në dramën “Babai” e Ruzhdi Pulahës, në rolin e Shëvalit në komedinë e “Darka e të marrëve” e Veberit, në rolin e Shmalcit në dramën “Franku i V-të” e Fridrih Dyrrenmatit etj..

Lexo edhe :  Pet Shop Boys, gjenia e pazakontë e Jack Bond dhe Jane Arden

Në kinematografi ka interpretuar në shumë role. Roli i tij i parë do të jetë ai i Milo budallait në filmin “Përrallë nga e kaluara” në vitin 1987. Më tej do të vazhdonin edhe role të tjera në shumë filma si roli i pijanecit në filmin “Jeta në duart e tjetrit” në vitin 1990, roli i babait të Lolos në filmin “Shpella e piratëve në vitin 1991.

Por roli që do ta bëjë të njohur për publikun do të jetë roli i xha Brahos në komedinë televizive “Gjuetia e fundit” në vitin 1992. Roli i tij më i fundit është roli i Emil Bregut në filmin “Ne dhe Lenini” në vitin 2009.

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV