Grupi prej katër luanëve u mirëprit në fund të nëntorit në kopshtin zoologjik Doue la Fontaine por këtë javë kanë mbetur vetëm dy. Në fund të javës që shkoi luani i vetëm mashkull në kafaz, vrau dy luanesha dhe tani ka mbetur vetëm me një grua. Nuk dihet ekzaktësisht se çfarë ka ndodhur me martesën monogamike të luanit por ka disa hipoteza për këtë ngjarje.
Ekipi i parkut shpjegoi se ai sfidoi dy prej grave të tij pasi ato nuk i nënshtruan duke e detyruar luanin t’i plagoste për vdekje.
Skena ndodhi pasi të tre femrat nga parqe të ndryshme të kafshëve u mblodhën për herë të parë në një park të përbashkët. Në fillim të dhjetorit, në pamje të parë dukej se bashkëjetesa po shkonte mirë. Qëllimi ishte të formohej një grup riprodhues.
Një hipotezë tjetër, i personave që shkojnë një herë në vit në kopsht zoologji, është se luani i ka qëndruar besnike gruas që ka zgjedhur duke hequr nga skena rivalet e tij të mundshme, pra e thënë ndryshe ka qenë një akt heroik i dashurisë.
“Krijimi i një grupi luanësh është gjithmonë një moment i rrezikshëm midis individëve. Është e zakonshme që ky lloj konfrontimi të zhvillohet në një park kafshësh. Kjo ngjarje demonstron mbizotërimin e këtyre mishngrënësve të fuqishëm.”, – shpjegoi stafi i kopshtit zoologjik.