Balla: SPAK duhet të fillojë hetimet me Sali Berishën

Kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla, ka përshëndetur nga Elbasani krijimin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit Dhe Krimit Të Organizuar (SPAK), ai tha se duhet të fillojë sa më parë hapja e dosjeve të harruara dhe të vendoset drejtësi në to.

Ai kërkoi gjykatës kthimin e dosjes për privatizimin e OSSH nga Sali Berisha, madje theksoi se ajo duhet të jetë dosja e parë që duhet të hyjë në shqyrtim.

“Punë të mbarë SPAK. Duhet të shoqërohet menjëherë me ngritjen e Byrosë Kombëtare të hetimit 140 dosje do të jenë punë e parë e prokurorëve. Një ndër dosjet që do të kërkoja duhet të jetë edhe kallëzimi i bërë nga Kuvendi i Shqipërisë lidhur me gjetjet e raportit të komisionit hetimor për privatizimin e OSSH-së. Janë kallëzuar autoritete të larta duke filluar nga Sali Berisha. Kjo çështje duhet hetuar dhe do t`i kërkoja gjykatës ta kthej sërish për shqyrtim‘, tha Balla./Fjala.al