E tmerrshme/ Kirurgu përdhunoi 349 fëmijë, skenat i shkroi në ditar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga ditari i një kirurgu francez kanë në dritë fakte të tmerrshme.

Kirurgu francez në pension mendohet se ka përdhunuar rreth 349  fëmijë gjatë karrierës së tij 30-vjeçare.

Policia po heton atë që konsiderohet si rasti më i madh i pedofilisë që ka ndodhur ndonjëherë në Francë.

Joel Le Scouarnec ishte specialist i kirurgjisë abdominale. Ai do të dalë në gjyq për përdhunimin dhe abuzim seksual të 4 fëmijëve. Akuzat ndaj 68-vjeçarit përfshijnë tre dekada gjatë periudhës që ai puno në spitalet në të gjithë Francën qendrore dhe perëndimore, përfshirë Spitalin de Jonzac.

Në akuza përfshihet përdhunimi i një 6-vjeçareje që jetonte në lagjen e tij, një vajze të vogël që ishte pjesë e farefisit të tij, sulmoi seksualisht një tjetër dhe abuzoi me një fëmijë që e kishte pacient.

Pasi u ngritën akuza ndaj tij, hetuesit zbuluan ditarë sekretë në të cilat Le Scouarnec përshkruante skena seksi me më shumë fëmijë.

Fëmijët ishin identifikuar me emra nga mjeku në ditarin e tij, duke lejuar policinë ti gjurmonte për të marrë dëshminë e tyre, duke ngritur akuza shtesë.

Avokatët e Le Scouarnec thanë se shënimet në ditar ishin ‘fantazira’.

Të premten, Laureline Peyrefitte, kryeprokurorja e qytetit Lorient në Brittany, tha se numri i viktimave të mundshme të përdhunimit është 349.

Në shumë raste krimet e pretenduara u kryen shumë kohë më parë prandaj nuk mund të ndiqen penalisht.

Në total janë marrë në pyetje 229 persona nga hetuesit, nga të cilët 197 kanë ngritur akuza, tha Peyrefitte, duke shtuar se çështja është pazakontë nga mënyra se si dolën në dritë krimet e pretenduara dhe numri i madh i viktimave të dyshuara.

Lexo edhe :  Pse Polonia po rikthen kontrollet kufitare me Gjermaninë dhe Lituaninë?

Raportohet se viktimat e përdhunimit e mbajnë mend mirë se çfarë ndodhi por kurrë nuk folën për këtë sepse kishin frikë.

Të fundit

Gjendet parcela me kanabis në Has, procedohet kryeplaku

Vijon operacioni kombëtar kundër kultivimit të bimëve narkotike, i koduar “Koordinata”. Si rezultat i kontrolleve intensive nga toka dhe...

Shërbimi Sekret i SHBA pezullon 6 agjentë pas sulmit ndaj Trump

Shërbimi Sekret i SHBA-së, agjencia që mbron presidentët, familjet e tyre dhe udhëheqësit e huaj që vijnë për vizitë, ka pezulluar gjashtë punonjës. Masa...

Aksioni i IKMT-së për shembjen e ndërtimeve në Theth, protestueses i bie të fikët

Njërit prej protestuesve kundër aksionit për shembjen e objekteve në Theth i ka rënë të fikët. Nga pamjet nga vendngjarja, duket se pranë tij kanë...

Nxehtësia ekstreme është e ardhmja jonë – qytetet evropiane duhet të përshtaten

Nga Alexander Hurst* Gjelbërimi, hija dhe pishinat nuk do ta zgjidhin krizën klimatike – por po bëhen gjithnjë e më jetike. Tre vite më parë, kur...

Përurimi i shtatores së Josif Budës/ Berisha nga Kavaja: Rama burgos kundërshtarët!

Kreu i PD-së, Sali Berisha, nga Kavaja ku mori pjesë në përurimin e shtatores së Josif Budës, akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka shkretuar...

Lajme të tjera

Web TV