Çfarë i ndodh trupit nëse pini qumësht?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qumështi është një ushqyes i pasur me kalcium, Vitaminë D, proteina dhe ushqyes të tjerë, të cilët ndihmojnë kockat të qëndrojnë të forta, por në të njëjtën kohë është në qendër të diskutimeve për sa i takon dietave. Disa thonë se qumështi bën mirë për vlerat ushqyese që ka, dhe dikush tjetër pohon të kundërtën. por të ndalosh pirjen e qumështit nga një ditë në tjetrën çfarë i sjell trupit? Kjo është që bëjnë më shpesh njerëzit të cilës po i japim një përgjigje të shpejtë.

Shqetësimet që shfaqen kur ndaloni të pini qumësht

Ndalimi i konsumimit të qumështit sigurisht që sjell shqetësime për trupin. Para së gjithash do të duhet të tregosh kujdes të madh ndaj tensionit, sepse qumështi është i pasur me kalium dhe ndihmon në ruajtjen e vlerave të tensionit të ulët të gjakut, duke ballafaquar efektet e natriumit.

Sigurisht që do të ndryshojë dhe pesha trupore, sepse megjithëse qumështi është mjaft kalorik, ju ndihmon të ndjeheni të ngopur, dhe për këtë arsye të mos keni sulme urie gjatë orëve mes vakteve dhe kjo është gjithashtu e rëndësishme për ata që ndjekin një dietë. Pesha në të vërtetë nuk do të rritet.

Qumështi mund të rrisë edhe intolerancën e laktozës, sepse enzima që shkatërron sheqerin e qumështit, të njohur me emrin laktaza, nuk do të bëjë më punën e saj dhe kjo do të rrisë bakteret në zorrë.

Përfitimet kur ndalim së konsumuari qumësht

Qumështi duke qenë i pasur me proteina shtazore, kur këto merren nga trupi ynë, ato provokojnë aciditet në pH e gjakut, duke e bërë që trupi të mos e përthithë mirë kalciumin. Duke e eliminuar qumështin nga dieta jonë, ky problem do të zhduket.

Lexo edhe :  Horoskopi për ditën e sotme, 10 Prill 2024, ja çfarë parashikojnë yjet

Disa proteina të qumështit janë shumë të vështira për t’u tretur dhe në shumë lëndë kazeina nuk favorizon thithjen e vlerave ushqyese. Në këtë mënyrë shtohet rreziku për t’u sëmurë me astmë dhe i vuajtjes nga alergjitë. Ky problem mund të zgjidhet edhe duke mos e konsumuar më qumështin.

Si ta pini qumështin pa krijuar probleme?

Pasi të keni analizuar të mirat dhe të këqijat e qumështit, duhet thënë se ekziston një mënyrë për ta pirë qumështin pa krijuar probleme, dhe është gjithashtu e thjeshtë zgjidhja, mjaft të konsumoni qumësht të skremuar. Pirja e këtij lloji qumështi eliminon yndyrnat, dhe në të njëjtën kohë nuk i humbet vetitë e dobishme të kësaj pijeje. Pirja e një gote qumësht të skremuar për mëngjes ose edhe para se të shkoni në shtrat, nuk shkakton pafuqi, me kusht që të mos shtohen në të biskota ose ushqime të tjera.

 

Burimi: calcionewsweb.it

Përgatiti: L.Veizi

Të fundit

Vrasja e efektivit të Shqiponjave në Fier, zbulohet identiteti i autorit

Zbulohet identiteti i autorit i vrasjes së efektivit të Shqiponjave në Fier. Bëhet fjalë për shtetasin Asllan Mernica i njohur...

“Ti s’ke fytyrë, pse lyhesh?!” Graciano me tone ofenduese ndaj Heidit

Balerini Graciano Tagani nuk ndalon së akuzuari Heidi Bacin. Teksa kjo e fundit po ecte në living për të dalë jashtë, balerini e pyet...

U përfshi në një konflikt, vritet me armë zjarri polici në Baltëz të Fierit

Vritet me armë zjarri polici në Baltëz të Fierit. Mësohet se polici është përfshirë në një sherr të momentit. Deri më tani nuk dihen rrethanat...

Zbuloni sa është pasuria e Dua Lipës

Dua Lipa është këngëtare dhe kompozitore me origjinë shqiptare, e cila ka pushtuar botën me muzikën e saj. Ajo u bë e njohur në...

Aktori Rezart Veleshnja bën komentin ofendues për gruan e Salsano Rrapit

Aktori Rezart Veleshnja mesa duket nuk e harron kollaj debatin që ka pasur me Salsano Rrapin. Në një video që po qarkullon në TikTok, aktori...

Lajme të tjera

Web TV