Enigma e jetës së Freddie Mercury

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari i BBC-së, Nick Levine, ka analizuar identitetin misterioz të liderit të grupit Queen, Freddie Mercury veçanërisht seksualitetin e tij.

Më 1984 Freddie Mercury realizoi hitin e tij të parë me këngën “Love Kills”. Vargjet e këngës nuk aludojnë te sëmundja që shtatë vjet më vonë do t’ia marrë jetën këngëtarit, por është e mundur që titulli të jetë referencë e kamufluar.

“Gjithçka në nëntekst kishte të bënte me Freddie Mercury-n”, -shprehet Martin Aston, autori i librit “Breaking Down the Walls of Heartache: How Music Dame Out”.

Është e pamundur të dihet se si ishte në të vërtetë seksualiteti i Mercury pasi ai kurrë nuk e përkufizoi atë. Gjatë jetës së tij, “The Sun” e cilësoi si “yll biseksual të rokut”, ndërsa vitet e fundit mediat shpesh e kanë etiketuar si gej.

Qasja e Mercury-t për të pajtuar jetën private me personalitetin publik si lider i një grupi roku me shumicën e adhuruesve meshkuj heteroseksualë, ishte gjë e sofistikuar. Meqë kurrë nuk iu përgjigj thashethemeve për seksualitetin e tij, ishte e lehtë që adhuruesit të interpretonte stilin e tij pompoz dhe teatral, siç e quan Aston, si diçka “artificiale”.

Kënga e Mercury-t, “Living on My Own”, fillimisht e lançuar më 1985, është shprehje e vetmisë që e paraqet Mercury-n si beqar, por jo domosdoshmërisht si “tamam beqar”.

“Ishte mashtrues i dyfishtë”, shton Aston.

Ryan Butcher shkon më tej, duke e përshkruar si “agjent pothuajse i fshehtë i komunitetin LGBT, duke i hedhur farërat e kulturës ‘queer’ në mentalitetin heteroseksual”.

Pothuajse 28 vjet pas vdekjes së tij, Freddie Mercury ende nderohet.

“Në këtë fazë nuk është thjesht ikonë, por thesar kombëtar britanik”, thotë Aston.

Kalyan e quan “ikonë madhështore‘queer’” dhe “ikonë me ngjyrë kafe nga Azia e jugut në muzikën perëndimore”.

Lexo edhe :  Vallja dhe kënga shqiptare ndezin festat konsullore në Lyon të Francës

Pavarësisht nëse Mercury do t’i pëlqente ose jo këta terma, është e vështirë të mos e respektosh atë që arriti në jetën e tij. Në një epokë kur homofobia dhe racizmi ishin më të përhapura nga sa janë sot, Mercury ishte “queer”, lider nga Azia jugore në grupin që realizoi një nga këngët më ikonike, “Bohemian Rapsody”, si dhe albumin më të shitur në Mbretërinë e Bashkuar, “Queen’s Greatest Hits”.

/Fajla.al

Të fundit

Operacioni “Barbarossa”: Si nisi pushtimi nazist i Bashkimit Sovjetik me 3 milion ushtarë

22 Qershor 1941 Nga Leonard Veizi Në orën 04.00 të mëngjesit të datës 22 qershor 1941, urdhri për sulm u dha....

Si agjentët e Mossad-it në Iran përgatitën terrenin për sulmet ajrore të Izraelit

Operacioni ushtarak izraelit “Ngritja e Luanit”, më i madhi i nisur ndonjëherë nga Izrali kundër Iranit, filloi në orët e para të 13 qershorit....

Bjellorusia liron 14 të burgosur, përfshirë politikanin Tsikhanouski

Bjellorusia ka liruar 14 të burgosur, përfshirë Syarhey Tsikhanouskin, i cili u arrestua në maj të vitit 2020 gjatë përpjekjes për të kandiduar për...

Kokainë dhe para cash, arrestohet 31-vjeçari shqiptar në Itali

Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar në Crespina Lorenzana. Sipas raportimeve, 31-vjeçari shqiptar është kapur nga policia italiane gjatë një kontrolli të rastësishëm. Sjellja...

Prapaskena e merkatos, Barcelona planifikon goditjen e madhe në 2026

Barcelona po punon jo vetëm për merkaton e kësaj vere, por edhe për atë të vitit të ardhshëm. Mediat angleze raportojnë se klubi katalanas...

Lajme të tjera

Web TV