Familja nga Mitrovica kërkon ndihmë për gruan e zhdukur prej 9 muajsh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grua nga Kosova rezulton e zhdukur që në marsin e këtij viti. Ajo ka marrë rrugën drejt Gjermanisë dhe që prej asaj kohe askush nuk ka asnjë informacion zyrtar për të. Familja ka nisur kërkimet pak ditë pas ikjes së saj, ndërkohë që nuk ka rënë në asnjë gjurmë të saj.

Kërkimet vijojnë ndërkohë që mediet e Kosovës kanë mundur të transmetojnë edhe një mesazh që ka ardhur nga familja e saj me anë të të cilit kërkohet ndihmë dhe sensibilizim për të bërë të mundur ndonjë informacion kushdo që mund ta ketë parë ose hasur në gjithë këto muaj.

Familja Zeka nga Komuna e Mitrovicës kanë kërkuar ndihmë për të gjetur familjaren e tyre e cila është zhdukur që nga marsi i këtij viti. Mirjeta Zeka nuk ka pasur asnjë kontakt me familjarët e saj që nga 31 marsi, kur edhe ishte përshëndetur me familjen, për t’u nisur kështu për në Gjermani. Familjarët e saj përmes rrjeteve sociale, kanë kërkuar për të gjithë ata që mund të kenë informacione për të që t’i lajmërojnë.

Sipas tyre, dyshimet  janë të bashkëshorti i Mirjeta Zekës. “Me shpresë që do ta gjejmë Mirjetën vajzën e hasretit që është martuar me një bishë dhe po të njëjtën bishë drejtësia e Kosovës e lë të sillet i lirë dhe të krijon ku me ditë edhe sa viktima të tjera”, thuhet në lajmërimin e familjes.

Me rastin po merren prokuroria dhe policia e Mitrovicës. Nga prokuroria kanë deklaruar se nuk mund të japin më shumë informacione pasi që rasti është ende në fazë të hetimeve. “Mund të konfirmojmë se Prokuroria e Mitrovicës është duke punuar në zbardhje e këtij rasti dhe nuk mundemi të japim ma shumë detaje për shkak se rasti ende është në fazën e hetimit”, thuhet ne përgjigjen e prokurorisë për rastin e saj. /Fjala.al/

Lexo edhe :  Spiropali uron besimtarët për Fitër Bajram: Toleranca është një realitet dhe jo slogan

Të fundit

Foto/ Mbylli turneun e saj në Australi, Dua Lipa kalon ditët e fundit atje në plazh

Dua Lipa përfundoi turneun e saj Radical Optimism të shtunën mbrëma me shfaqjen e fundit në Sydney. Të dielën,...

Ky është i riu filipinas që dyshohet se vrau studenten shqiptaren në Itali

Një ngjarje e rëndë është zbuluar ditën e sotme, ku 22-vjeçarja shqiptare Ilaria Sula, e cila ishte raportuar e zhdukur prej 25 marsit në Romë,...

Shkatërrohet grupi kriminal në Fushë-Krujë, 4 të arrestuar dhe 3 të shpallur në kërkim

Fushë Krujë/ Finalizohet operacioni “Formacioni” goditet një grup kriminal i dyshuar për disa vjedhje. Vihen në pranga 4 autorë dhe shpallen në kërkim 3 të...

Kryediplomati britanik: Duam normalizim Kosovë-Serbi,qeveria e re të angazhohet në dialog

Sekretarin i Shtetit për Punë të Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy kërkoi që qeveria e re e Kosovës të formohet shpejt, ndërsa...

Dosja ‘Buka’, GJKKO vendos zgjatjen e hetimeve ndaj ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka pranuar kërkesën e SPAK për zgjatjen me tre muaj të hetimeve ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, lidhur me dosjen “Buka...

Lajme të tjera

Web TV