Haaland udhëton drejt Aglisë, gati marrëveshja me United

Erling Braut Haaland ka udhëtuar mëngjesin e sotëm drejt Manchesterit të Anglisë për të rënë dakord për marrëveshjen me Manchester United.

Sipas gazetës norvegjeze  “Stavanger Aftenblad” raportohet se Haaland së bashku me babanë e tij Alf-Inge Haaland udhëtuan për në Angli, ndërkohë që në mediet italiane si “Tuttomercatoweb” thuhet se Juventusi është pothuajse i sigurt në marrjen e yllit të Norvegjisë.

19-vjeçari u soll në Molde nga menaxheri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer në janar të 2017-ës.

Një marrëveshje midis tyre mund të konkretizohet lehtë, pasi Haaland dhe Solskjaer njihen mirë dhe prej kohësh.

Ylli i Norvegjisë u shit për 5 milionë euro ne klubin e RB Salzburg, ndërkohë që momentalisht thuhet se çmimi i lojtarit tani është 30 milionë euro./Përgatiti: Fjala.al/