Lëvizte me armë në brez, pranga ndërtuesit pronar i skuadrës Turbina

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i ekipit të futbollit të Turbinës së Cërrikut, Gentian Gjoka është arrestuar mbrëmjen e djeshme në zonën e Bllokut në afërsi të banesës së tij, pasi nga kontrolli iu gjet një armë zjarri, tip pistoletë.

Në fakt sipas të dhënave të policisë bëhet me dije se Gjoka ka qenë nën hetim edhe për mashtrim por nuk ka asnjë të dhënë zyrtare për çfarë akti bëhet konkretisht fjalë. Ndalimi i tij ka ardhur pas një telefonatave të njerëzve që e kanë pikasur të ‘panjohurin’ e armatosur nëpër zonën e ish-Bllokut.

Atëherë policia është vënë në lëvizje, në fakt pa e kuptuar se bëhet fjalë jo vetëm për një president i një skuadre që gjendet në kategorinë e parë, grupi B por bëhet fjalë edhe për një ndërtues të njohur jo vetëm në Tiranë po edhe në Vlorë.

Gentian Gjoka mësohet se nuk ka bërë asnjë rezistencë në momentin që është përballur me grupin e gatshëm që i ka kërkuar shoqërimin për në ambientet e komisariatit nr 2 por ka theksuar se amën e mban për vetëmbrojtje. Në fakt emri i tij është i njohur prej kohësh nga policia për shkak të urdhër-ndalimit që ka lëshuar për të prokuroria e Vlorës, pasi atje pretendohet se ai ka konsumuar edhe aktin e veprës penale të mashtrimit.

Emri i Gjokës u përfol edhe për baste jo pak herë por prokuroria nuk nisi hetim për të dhe as për disa emra të tjerë të njohur të botës së futbollit në vend.

Arrestimi

Lajmin e arrestimit e bëri me dije policia duke fiksuar faktet: Tiranë Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e armëmbajtjes pa leje dhe kapjen e personave në kërkim. Operacioni “Lokalizmi”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2. Kapet një person i shpallur në kërkim, i cili mbante armë zjarri me vete. Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë, me një karikator me fishekë luftarak.

Lexo edhe :  Partia Demokratike në skaner një vit përpara zgjedhjeve

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, kanë shtuar kontrollet në gjithë territorin që kanë në juridiksion.

Bazuar në informacionet e marra nga qytetarët se një person në kërkim qarkullonte me armë zjarri, nga shërbimet e Seksionit të Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë është organizuar dhe finalizuar operacioni “Lokalizimi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit të shpallur në kërkim: G. Gj., 45 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur lokalizimin e tij në rrugën “Medar Shtylla” dhe falë ndërhyrjes në kohë është bërë e mundur kapja e tij. Nga kontrolli fizik dhe në banesë këtij shtetasi iu gjet një armë zjarri pistoletë, me një krehër me fishekë luftarak.

Nga verifikimet e bëra rezultoi se shtetasi G. Gj. ishte i shpallur në kërkim për llogari të DVP Vlorë, për veprën penale “Mashtrimi”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. “Fjala.al”

 

Të fundit

Mbërrin në Shqipëri sekretari britanik David Cameron

Sekretari britanik, David Cameron ka mbërritur në Shqipëri ku është pritur në Rinas nga Ministri i Jashtëm, Ilgi Hasani. Në...

Somalia lëshon paralajmërim për ciklonin tropikal të afërt, ja ku pritet të bjerë

Agjencia somaleze e fatkeqësive lëshoi ​​të martën një paralajmërim për ciklonin tropikal të afërt Ialy, i cili pritet të bjerë në tokë në rajonet...

Fati i prokurorëve të SPAK pas mbarimit të mandatit/ Dumani thirrje Kuvendit

Gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve, kreu i SPAK, Altin Dumani u shpreh se gjatë vitit 2023 janë sekuestruar 41 mln euro pasuri. Sipas tij,...

“Do shkosh mirë me Borën”, Romeo i rrëfen Heidit marrëdhënien që ka me kunatën

Romeo, teksa qëndronte në oborr, i ka treguar Heidit se kur ka qenë i vogël u ka kërkuar prindërve të kishte edhe një motër,...

‘Babale’ në Apel, shtyhet sërish gjyqi për Salianjin, ja cili pritet të jetë fati i tij

Shtyhet seanca në Apel për deputetin Salianji në lidhje me çështjen Babale, ku raportohet se seanca është shtyrë për 12 qershor në orën 10:30. Salianji...

Lajme të tjera

Web TV