KE: Paketa anti-shpifje nuk pasqyroi rekomandimet tona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndryshimet e ligjeve të medias në Shqipëri, që u miratuan të mërkurën mes polemikave e kritikave të shumta, vazhdojnë të ngjallin shqetësim.

Një zëdhënës i Komisionit Evropian i tha Zërit të Amerikës se Brukseli “merr shënim” miratimin në parlament të paketës anti-shpifje. Megjithëse ligjit iu bënë ndryshime deri në minutën e fundit dhe qeveria Rama theksoi se ato janë bërë në përputhje të plotë me OSBE-në, zëdhënësi i Komisionit, i tha Zërit të Amerikës se “rekomandimet e ekspertëve të Këshillit të Evropës nuk janë marrë në konsideratë” në variantin përfundimtar.

Zëdhënësi tha se Brukseli do të vazhdojë të punojë nga afër me autoritetet shqiptare, për t’u siguruar që standardet evropiane për lirinë e të shprehurit dhe mediat do të respektohen.

Përfaqësues të mediave shqiptare si dhe të institucioneve ndërkombëtare kanë qenë të një mendjeje se amendamentet e reja paraqesin problem lidhur me garantimin e lirisë së mediave./VOA

Të fundit

E rëndë në Malin e Zi! Babai vret vajzën 2-vjeçare dhe më pas i jep fund jetës!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malin e Zi ku një 34-vjeçar dyshohet se ka vrarë vajzën e...

Inter përmirëson ofertën për Lookman, nigeriani kërkon transferimin vetëm te zikaltërit

Ademola Lookman është prioriteti kryesor i Interit në këtë merkato, me drejtuesin Piero Ausilio që po punon për të mbyllur marrëveshjen me Atalantën. Sulmuesi...

Qytetari sherr me pronaren e lokalit për zaptimin e hapësirës publike, i heq karriget!

Sherri mes banorit dhe pronares së një lokali për zaptimin e hapësirës publike, përfundon me procedimin penal të të dy personave, pas hetimeve paraprake...

Lapaj humb mandatin (dhe fytyrën)/ Gjikondi: Debat i shëmtuar mes të rinjve

Juristja Brizida Gjikondi komentoi përplasjen dhe debatin mes Adritik Lapajt dhe Endri Shabanit. Gjikondi u shpreh se i njeh të dy personazhet, ndërsa e cilësoi...

Kumbulla nuk bind Gasperinin, Roma nxjerr në shitje mbrojtësin e Kombëtares

Marash Kumbulla mbylli një vit thuajse perfekt në La Liga, tek ekipi i Espanyol, me qendërmbrojtësin kuqezi që zhvilloi 35 ndeshje në Spanjë, titullar...

Lajme të tjera

Web TV