Krimi horror në Korçë, në pranga një 18-vjeçar i dyshuar si autor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndalohet një shtetas, i dyshuar si autor i vrasjes së 48-vjeçarit, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme në fshatin Mborje. Ai quhet Devis Hoti dhe mendohet se e ka kryer krimin për motive të dobëta.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë, Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 19.12.2019, ku në fshatin Mborje, pranë banesës dhe dyqanit të tij u gjet i vrarë shtetasi Flamur Duci 48 vjeç, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit: Devis Hoti, 18 vjeç, banues në fshatin Mborje, i dënuar më parë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Kanë qenë një sërë gjurshmësh dhe dëshmish që kanë çuar tek djali që sipas të dhënave ka një profil të njohur në zonën e Korçës. Ndonëse ende nuk është vërtetuar mësohet se i riu ka patur edhe një person tjetër me të cilin ka marrë pjesë në vrasje por policia dhe prokuroria po punojnë për të shkuar te shkaqet reale të ktij krimi monstruoz.

Flamur Duci u masakrua me thika dhe më pas iu vu flaka nga agresorët mëngjesin e djeshëm në dyqanin, pronë të tijën. Burime nga policia lokale tregojnë se aty janë gjetur gjurmë të mjaftueshme të autorit të dyshuar, gjurmë që kanë çuar edhe në prangosjen e tij.

Kështu Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë, bazuar në hetimet e kryera në lidhje me ngjarjen e mësipërme, ka urdhëruar ndalimin e këtij shtetasi pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Vrasja me dashje”.

Vijojnë hetimet për sqarimin e mëtejshëm, dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Priten dëshmi dhe prova të tjera ndërkohë që djali në policia për gjatë gjithë orëve të pas mesantës ka mbajtur qëndrim mohues për krimin. /Fjala.al/

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV