Meta takim me të moshuarit në Korçë: Partia e Lirisë do të rritë pensionet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ilir Meta ka nisur turin e sqarimit të programit të Partisë së Lirisë me pensionistët, të cilët kanë patur profesione të ndryshme.

Nga Korça, Meta është takuar me inxhinierë, artistë, sportistë e dhe invalid pune. Në këto takime ai ka premtuar rritjen e pensionit në mandatin e parë qeverisës, ndërkohë që është zotuar se shërbimet shëndetësore do të jenë falas.

“Kënaqësi e veçantë që turin e sqarimit të programit tonë për pensionistët, që janë kryeprioritet i 5 prioriteteve kryesore të Partisë së Lirisë, ta nisja sot nga Korça në një takim të përzemërt me arsimtarë, inxhinierë, kompozitorë, artistë, sportistë, elektricistë dhe invalidë pune, që kanë kontribuar me dekada për zhvillimin e këtij qyteti të mrekullueshëm. Pensionistët korçarë si qindra mijëra pensionistë në mbarë vendin mezi e shtyjnë sot muajin me pensionet mizerabël. Partia e Lirisë do të rritë pensionet mbi nivelin e mesatares së rajonit brenda një mandati qeverisës dhe do të mbulojmë falas të gjitha shërbimet shëndetësore për ta”, thekson Meta./O.S

Të fundit

1 në 3 shqiptarë jeton në kushte të vështira ekonomike, theksi te të moshuarit

Një në tre shqiptarë jetoi në kushte të vështira ekonomike gjatë vitit të shkuar. Kjo, sipas Avokatit të Popullit,...

Kancelari i ri gjerman: Do të ndërtojmë ushtrinë më të fortë në Evropë!

“Rishikimi i politikave dhe prioritetet e reja, që synojnë ripërtëritjen e premtimit të prosperitetit për të gjithë përballë sfidave të mëdha”. Ky ishte mesazhi...

“Jam bërë vegjetarian”, Alizoti pendohet për deklaratën “do e ha të gjallë Ramën”

Tomor Alizoti është kthyer në ‘vegjetarian’ pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit. Teksa po i drejtohej selisë blu për takimin...

Deve dhe Tesla Cybertruck të kuqe, pritja madhështore e Trump në Katar

Presidenti Donald Trump u prit ngrohtësisht në ndalesën e dytë të udhëtimit të tij katër-ditor në Lindjen e Mesme, teksa mbërriti në Doha të...

Noka akuzon qeverinë: U blenë karta me 10 mijë euro që qytetarët të mos shkonin në votime

Flamur Noka duket se nuk e ka kapërdirë dot këtë humbje të thellë të PD-së në zgjedhjet e 11 majit, duke ngritur akuza për...

Lajme të tjera

Web TV