Operacioni “Ndrangheta”, ish-deputeti i Berlusconit mes 334 të arrestuarve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Operacioni i madh italian “Ndrangheta” ka goditur një nga grupet më të mëdha mafioze dhe ka vënë pas hekurave plot 334 persona. Politikanë, avokatë, llogaritarë, zyrtarë shteti të korruptuar dhe masonët figurojnë mes të arrestuarve nga maksi operacioni të zhvilluar në mëngjes nga karabinierët e Ros. Midis tyre edhe avokati dhe ish-deputeti i Forza Italisë, Giancarlo Pittelli.

Dyshohet se Pittelii i ndihmoi kriminelët që të krijonin lidhje dhe afera korruptive mes politikanëve, dhe personave të tjerë të fuqishëm nga fusha e biznesit. Pittelli, 66 vjeç, i ka informuar vazhdimisht kriminelët për pasuritë dhe marrëdhëniet mes figurave të larta të politikës italiane, botës së biznesit etj.

Përmes këtij operacioni janë sekuestruar prona me vlerë prej 15 milionë eurosh, ndërsa bëhet me dije se 70 nga të ndaluarit por mbahen në arrest shtëpiak.

Prokuri Gratteri tha se mafia ka depërtuar deri tek administrate publike dhe brenda organeve të shtetit. Të dyshuarit përballen me akuza përfshirë aktivitete kriminale, vrasje, zhvatje dhe pastrim parash përmes blerjes së bizneseve si hotele, bare dhe restorante.Thuhet se ata kanë blerë toka, makina luksoze dhe dyqane këpucësh kryesisht në kryeqytetin Romë, e deri tek ofrimet e shërbimeve funerale.

Disa nga bizneset e Ndranghetas të përdorura për të pastruar paratë ishin regjistruar në Britani. Në Dhjetor 2018, autoritetet e Bashkimit Evropian njoftuan arrestimin e rreth 90 personave të dyshuar si pjesë e mafias ‘Ndrangheta ’në gjashtë vende të Evropës dhe Amerikës së Jugut.

Të fundit

“Vuçiç shkon në Moskë për Kosovën”, Diplomati zbulon planin e Serbisë

Sokol Gjoka, ish-ambasador i Shqipërisë në Moskë dhe në Ukrainë, ka vijuar diskutimin mbi takimi që do zhvillohet midis...

Pogradeci do “kokën” e Tiranës, zbulohet shpërblimi i çmendur nëse arrihet Superiorja

Pogradeci është vetëm një hap larg ëndrrës për t’u rikthyer në elitën e futbollit shqiptar dhe klubi ka vendosur të motivojë maksimalisht lojtarët për...

Autobusi përplaset me kamionin, mjetet shpërthejnë në flakë, raportohen 7 të vdekur

Një aksident që përfshiu një autobus turistik dhe një kamion pranë Parkut Kombëtar Yellowstone në SHBA vrau shtatë persona dhe plagosi tetë të tjerë. Policia...

Agron Shehaj: “Rama ka frikë nga partitë e reja, 11 maji është datë historike”

Nga Fieri, kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përdor zgjedhjet si mjet për të mbrojtur bashkëpunëtorët e tij...

VIDEO: Mosha bën të vetën, Berisha bëhet lëmsh me mbiemrin e deputetes italiane

Kryedemokrati Sali Berisha shënoi një tjetër “shkarje goje” gjatë takimit me qytetarë të Kurbinit këtë të premte. Gjatë tentativës për ta falenderuar për mbështetjen dhe...

Lajme të tjera

Web TV