Parlamenti gjerman mocion për ndalimin e Hezbollah

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Parlamenti gjerman miratoi të enjten një mocion nëpërmjet të cilit i kërkuar qeverisë së kancelares Merkel të ndalojë të gjitha aktivitetet e grupit Hezbollah në Gjermani, për shkak të aktiviteteve të tij.

Mocioni për ndalimin aktiviteteve të grupit “Hezbollah” në Gjermani u mbështet nga konservatorët e partisë CDU të Merkel, partnerët e tyre të koalicionit Social Demokrat (SPD) dhe “Demokratët e Lirë” të opozitës.

Mocioni për grupin “Hezbollah” nuk është detyrues, por do të rrisë presionin ndaj qeverisë gjermane për të vepruar.

Deputetët e Bundestagut thanë që Gjermania duhet të bëjë dallimin midis krahut politik të Hezbollahut dhe njësive ushtarake, të cilat kanë luftuar përkrah njësive ushtarake qeveritare në Siri.

SHBA dhe Izraeli po i kanë kërkuar Gjermanisë të ndalojë krejt grupin shiit libanez, duke hedhur poshtë pretendimet se krahët politikë dhe ushtarakë të Hezbollahut janë entitete të ndara.

Bashkimi Evropian e konsideron si organizatë terroriste vetëm krahun ushtarak të grupit shiit “Hezbollah” me bazë në Liban, por jo krahun politik./fjala.al/

Të fundit

Apple dhe Meta ‘i shpëtojnë’ sanksioneve të BE-së për shkelje të rregullave

“Gjigandët amerikanë të teknologjisë Apple dhe Meta nuk do të përballen me sanksione menjëherë për mospërmbushje të detyrimeve sipas...

Studimi/ ChatGPT mund të jetë duke dëmtuar aftësitë e të menduarit kritik

Një studim i ri i udhëhequr nga studiues në MIT zbulon se përdorimi i ChatGPT të OpenAI mund të ndikojë negativisht në aftësitë e...

Bavarezët duan ta shesin, lojtari insiston: Dua të fitoj te Bajerni, nuk largohem

Lamtumirë? As që bëhet fjalë! Kingsli Koman (29) është në fakt në listën e shitjeve të Bajernit të Mynihut. Drejtori sportiv Maks Eberl (51) shpresonte...

Takimi Iran-BE, Teherani zbulon kushtin e vetëm për të negociuar me SHBA-të

Irani do të takohet me SHBA-në për bisedime bërthamore vetëm nëse Izraeli pranon të ndalojë sulmet ndaj vendit, u thanë zyrtarët iranianë homologëve të...

5 vendet më të sigurta evropiane në rast të një konflikti bërthamor

Kërcënimi i luftës bërthamore mund të duket i largët, por frika që ajo shkakton në të gjithë Evropën është shumë reale. Nëse do të shpërthente...

Lajme të tjera

Web TV