SPAK/ Çfarë pritet të ndodhë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

SPAK u ngrit zyrtarisht ditën e enjte 19 dhjetor, 8 anëtarët e SPAK në intervistat e tyre para KLP premtuan se nuk do të tolerojnë askënd. Këshilli i Lartë i Prokurorisë votoi sot në krye të SPAK, prokurorin Arben Kraja, ndërsa 8 anëtarët e këtij institucioni u betuan këtë të enjte para Presidentit Ilir Meta. Kraja mori 6 votat e nevojshme, e ndërsa kandidatët e tjerë, përkatësisht Altin Dumani ka marrë 4 vota e ndërsa Edvin kondilli vetëm një, atë të kreut të KLP-së, Gent Ibrahimi.

Ata tashmë do të ruhen nga Garda, si dhe do u mbikëqyren llogaritë bankare dhe telefonata, për të parandaluar çfarëdolloj kërcënimi. Sipas ligjit për organet e reja antikorrupsion, ka dy kategori dosjesh që mund të merren në dorë nga prokurorët dhe gjyqtarët specialë. Dosjet e para janë ato që kanë në dorë Prokuroria dhe Gjykata e Krimeve të Rënda. Sipas ligjit, çdo dosje që është në shqyrtim do transferohet te SPAK. Ndërsa kategoria e dytë janë të gjitha dosjet e korrupsionit që janë pushuar. Arta Marku tha se të gjitha dosjet e korrupsionit në vite do të kalojnë te Krimet e Rënda. Kjo do të thotë se SPAK do ketë në dispozicion të gjitha dosjet që janë mbyllur në vite.

Neni 244- Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike. Ky është dhe neni kryesor, përmes të cilit pritet që të dërgohen pas hekurave gjyqtarë, prokurorë, politikanë apo funksionarë të tjerë. Por interesant është fakti se në hetim mund të merren dhe punonjës të huaj. Ndërkohë pjesë e SPAK do jetë dhe neni 245 i Kodit Penal, i cili ka të bëjë me korrupsionin aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë. Një tjetër nen që do të prekë një pjesë të madhe të pushtetarëve dhe zyrtarëve shqiptarë, pasi vetëm nga Kontrolli i Lartë i Shtetit janë kallëzuar gjatë 3 viteve të fundit rreth 500 zyrtarë, është neni 258 që ka të bëjë me abuzimet me tenderët.

Lexo edhe :  Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Në Kodin e Procedurës Penale është hequr dhe një tjetër kompetencë, ajo e korrupsionit të dëshmitarit. Ndërkohë në listë është dhe korrupsioni aktiv apo pasiv i gjyqtarit dhe prokurorit. Përveç tyre SPAK do të hetojë çdo lloj akuze ndaj presidentit, kryeministrit, deputetëve ministrave dhe cdo zyrtari të lartë./Fjala.al

Të fundit

Sistemi “Patriot” drejt Kievit, Trump përgatitet për goditjen e radhës kundër Putinit

Presidenti Donald Trump po shqyrton opsionet e dërgimit të një sistemi shtesë të mbrojtjes ajrore Patriot në Ukrainë, pasi...

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë një plan të koordinuar për...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Lajme të tjera

Web TV