Inter-Xhenoa/Dy gola në dy minuta, Lukaku e Galiardini festë në “San Siro”

Inter Milan's Belgian forward Romelu Lukaku (L) celebrates with Inter Milan's Italian head coach Antonio Conte after scoring during the Italian Serie A football match AC Milan vs Inter Milan on September 21, 2019 at the San Siro stadium in Milan. (Photo by Marco Bertorello / AFP)MARCO BERTORELLO/AFP/Getty Images

 

Sapo ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Inter-Xhenoa dhe është nisur në mënyrën më të mirë të mundëshme nga skuadra e Interit. Sfida mes Interit dhe Xhenoas, e vlefshme për javën e 17-të të Serisë A, nisi mirë për milanezët të cilët shënuan dy gola për dy minuta, përkatësisht në minitën e 31 dhe 33 me autorë Romelo Lukaku dhe Roberto Galiardini.

Mungesën e Lautaros Konte e kompenson me të riun Esposito në formacionin bazë, kurse në stol është vendosur dhe Sensi. Këtë takim, Konte e cilësoi si “sfidën më të rëndësishme të sezonit” me synimin e vetëm ruajtjen e vendit të parë në kampionat.

Formacionet zyrtare të takimit Inter-Xhenoa:
Inter: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Kandreva, Vecino, Borja Valero, Galiardini, Biragi; Esposito, Lukaku.
Stoli: Padeli, Berni, Godin, Sensi, Ranokia, Politano, Lazaro, Dimarko, Agume, D’Ambrozio.
Xhenoa: Radu; Biraski, Romero, Krishito; Gilione, Xhagielo, Radovanoviç, Kasata, Agudelo; Sanabria, Pinamonti.
Stoli: Marketi, Handrei, Goldaniga, El-Iamik, Shone, Sturaro, Favili, Ankersen, Pajaç, Kleonise, Rovela.