Mini-Shengeni/Rama: Kosova po hyn në rrugë qorre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri, Edi Rama pas konferencës së përbashkët me liderët e Ballkanit, foli për mediat për mungesën e Kosovës në këtë Samit, duke thënë se vendi i dytë i shqiptarëve po hyn në një rrugë qorre.

Sipas Ramës, Kosova është ulur me Serbinë në Berlin, Londër, Sarajevë, e shumë vende të tjera, për të njëjtat çështje, madje ka ngrënë edhe dreka e darka, ndaj dhe me refuzimin në këtë samit po humb reputacionin dhe respektin.
Gjithashtu, ai shtoi se Kosova është ftuar për të qenë e pranishme dhe ndaj saj nuk është vënë asnjë kusht dhe nuk është se ka ndryshuar qasje për të drejtën e saj për njohje nga Serbia.

“Dua t’iu kujtoj patriotëve të profileve fallso në “Facebook” që bëjnë sikur kanë rënë nga qielli, që ka 5 vjet, që vëllezërit e Kosovës janë në tryezë me Presidentin e Serbisë, me Kryeministren e Serbisë, me gjithë të tjerët, në Berlin, në Londër, në Sarajevë, në shumë vende, dhe duket sikur është hera e parë që bëhet një takim për ato gjëra, për të cilat vëllezërit e Kosovës kanë rënë dakord me vite të tëra.

Është mirë të kuptohet kjo. Është mirë të kuptohet që kanë ngrënë e pirë nëpër tryeza darka e dreka pune me palën serbe dhe me tjerët, dhe kanë bërë shumë mirë. Kjo nuk do të thotë që kanë hequr dorë nga pavarësia, apo të gjitha pretendimet legjitime lidhur me të shkuarën, por kanë qenë të ulur aty sepse jetojmë në një botë të ndërlidhur. Kosova është pjellë e luftës së popullit të saj, por mbi të gjitha e luftës me bomba të SHBA dhe të shumë prej vendeve të mëdha të BE.

Lexo edhe :  PS kërkon masë urgjente për vijimin e numërimit të votave nga Greqia

Ndërkohë që i gjithë Bashkimi Evropian deh SHBA janë sot në tryezë, Kosova mungon, jo se nuk është ftuar, se i është vënë ndonjë kusht apo se kemi ndryshuar ndonjë qasje për të drejtën e saj për të qenë e njohur nga Serbia, por se ka hyrë në një rrugë qorre. Prej disa kohësh po i bie vetes dhe po humb respekt, reputacion. Më thoni një gjë me të cilën Kosova nuk ka qenë dakord, ka qenë në tryezë të Procesit të Berlinit, të CEFTA, kanë qenë në të gjitha”, tha Rama.

Ai shtoi se nuk është aspak dakord me deklaratën e Vuçiç për masakrën e Reçakut:
“Nuk jam dakord as unë me të, e kam dënuar publikisht, por unë nuk di ndonjë histori, ku palët nuk kanë kërkuar dialog, por as që zgjidhjet të kanë ardhur sa hap e mbyll sytë. Zgjidhjet duan këmbëngulje, jo barrikada qorre në Facebook.”- u shpreh Rama.

A keni përgjegjësi për mungesën e Kosovës?- u pyet nga gazetarët Rama.

“Unë do të ndjeja përgjegjësi personale, nëse Kosova nuk do të ishte e ftuar apo do të kishte kusht për të. Unë e kam arritur atë që të tjerët nuk e kanë arritur dot, që Serbia të vijë në tryezë pa kushte me Kosovën, që të hapen kufijtë dhe të ketë lëvizje të lirë.”- u përgjigj Rama./Fjala.al

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV