Moti, shi she stuhi, mot i paqëndrueshëm për fundjavën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shi dhe stuhia shiu priten të sundojnë të shtunën pasdite dhe të dielën. Pas mesditës së sotme priten reshje intensive sidomos në orët e mbrëmjes aq sa është paralajmëruar edhe për përmbytje në zona të ndryshme të vendit.

Kështu kjo fundjavë do të na rezervojë një mot të paqëndrueshëm, ku do të mbizotërojnë reshjet e shiut, njofton SHMU.

E shtuna edhe pse deri në mesditë do të ketë edhe intervale kthjellimi pas mesditë reshjet e shiut do të shtrihen në të gjithë territorin me intensitet mesatar deri të lartë. Hera-herës reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Edhe dita e Diel do të mbetet nën të njëjtat kushte atmosferike ku do të dominojnë reshjet intensive të shiut pas mesdite. Ajo që vlen të theksohet është që në periudha të shkurtra kohore do të regjistrohen sasi të larta reshjesh, kryesisht në Veriperëndim dhe në Jug të vendit.

E gjithë kjo situatë do të shoqërohet me erë nga kuadrati i Jugut hera-herës e vrullshme deri në 20m/sek, përgjatë bregdetit dhe zonave luginore.

Në fushën termike nuk priten luhatje të ndjeshme, ndonëse ende nuk është bërë e mundur të përcaktohet sidomos këtyre kohëve ky fakt në vendin tonë.

Deri nga dita e Martë flitet për mot të paqëndrueshëm, pastaj një lajm i mirë vjen për Krishtlindje kur jo vetëm do ketë mot të mirë por edhe të ngrohtë. /Fjala.al/

Të fundit

Hëngrën panine me salsiçe dhe brokoli, një i vdekur dhe 9 të shtruar në spital

Një person ka vdekur dhe nëntë të tjerë janë shtruar në kujdes intensiv në Kozenca të Italisë për helmim...

DW: Gjermania, frikë për ekonominë e pak besim te kancelari Merz

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vazhdon ta bombardojë botën me tarifat e tij doganore, që pjesërisht janë edhe drastike. Ai ra dakord me BE-në...

OpenAI publikon modelin e fundit të ChatGPT, ja çfarë përfshin

OpenAI ka publikuar modelin GPT-5 të shumëpritur, modelin më të fundit të chatbot-it të saj të njohur të inteligjencës artificiale (AI) ChatGPT. Modeli i ri...

Jennifer Lopez shtanget në Stamboll, dyqani luksoz i refuzon hyrjen

Një ngjarje e papritur ndodhi për Jennifer Lopez, në një nga qendrat tregtare më luksoze të Stambollit. Këngëtares së famshme iu refuzua hyrja nga stafi...

“Nëna më e keqe e Australisë” merr mbi 1 milion euro dëmshpërblim

Kathleen Folbigg, gruaja që u cilësua dikur si “nëna më e keqe e Australisë”, do të përfitojë një dëmshpërblim prej mbi 1 milion euro...

Lajme të tjera

Web TV