Reagimi anti-Samit, Haradinaj: S`na duhet një Mini-Shengen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Menjëherë pas daljes në një konferencë të përbashkët për shtyp të liderëve të Rajonit ku u vu nën sulm mosprania e Kosovës ka reaguar kryeministri i dorëhequr i Kosovës.

Kreu i qeverisë në ikje, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova duhet të fokusohet në zbatimin e MSA-së dhe se nuk ka nevojë për Mini-Shgenen.

“Jemi të interesuar për Shengen, pra për Bashkimin Evropian, Brukselin. Kosova është vend euroatlantik. Kjo është perspektiva jonë”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij plani për krijimin e Minishengenit është për të hequr taksën që Kosova i ka vendosur produkteve me origjinë nga Serbia e Bosnje e Hercegovina.

“Krejt Minishengeni një qëllim e ka, me e heq taksën”, ka thënë sot Haradinaj.

Teksa ka folur për deklarimet e Edi Ramës, Haradinaj ka thënë se atë e ka vëlla, por që nuk ka pasur qare pa dalë kundër ndarjes së Kosovës.

Haradinaj më tej tha se me mënyrën si po vazhdon të sillet Serbia, duke i mohuar edhe krimet e luftës, Kosova do të injorojë çfarëdo organizimi dhe iu thotë të gjithëve: “Puna e mbarë pa ne”.

Gjithashtu  Haradinaj ka folur edhe për zhvillimet politike në vend duke vënë theksin në faktin se Lëvizja Vetëvendosja duhet  të krijojë institucionet e reja. /Fjala.al/

 

 

 

Të fundit

“Do mbështesim popullin iranian”/ Putin pret delegacionin nga Teherani, dënon SHBA

Presidenti rus Vladimir Putin u takua me ministrin e Jashtëm të Iranit, Abbas Araghchi, në Moskë të hënën, ndërsa...

Al Hilal “çmendet” pas Osimhen, gati ofertën e jashtëzakonshme për sulmuesin nigerian

Victor Osimhen është rikthyer në Nigeri për t’u çlodhur. Midis mbrëmjeve me miqtë, punës bamirëse dhe vizitave në qytetet e tij të fëmijërisë, sulmuesi vazhdon...

Vuçiq: Serbia e ka ndalur eksportin e armëve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi më 23 qershor se Serbia "nuk është duke eksportuar" më armë. I pyetur nga gazetarët nëse Serbia ka zgjedhur...

Shefi i IAEA thotë se priten “dëme shumë të mëdha” në centralin Fordo të Iranit

Bombardimet nga Shtetet e Bashkuara ka gjasa të kenë shkaktuar “dëme shumë të mëdha” në zonat nëntokësore të centralit për pasurimin e uraniumit Fordo...

Bashkimin Evropian nuk e pyet askush!

Ndërsa lufta po përhapet në Lindjen e Mesme, aktorët kryesorë nuk janë shumë të interesuar për atë që Brukseli ka për të thënë rreth...

Lajme të tjera

Web TV